LAJMI I FUNDIT:

Një person hyn me forcë në një xhami në Prishtinë, arrestohet

Një person hyn me forcë në një xhami në Prishtinë, arrestohet
Foto: Ilustrim

Një person me forcë ka hyrë në brendinë e një xhamie.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:10 në Terstenik, Gllogoc.


Siç thuhet në raport, nuk raportohet për vjedhje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se i njëjti me forcë ka depërtuar në brendinë objektit të xhamisë. Nuk raportohet për vjedhje. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë”, thuhet në raport. /Telegrafi/