LAJMI I FUNDIT:

Një person gjen mbetje mortore në Zhiti të Podujevës derisa ishte duke punuar tokën

Një person gjen mbetje mortore në Zhiti të Podujevës derisa ishte duke punuar tokën
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast në Zhiti të Podujevës, ku një person ka raportuar se deri ishte duke punuar tokën kishte hasur në eshtra, që dyshohet të jenë të njeriut.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur më 15 maj.


“Dëshmitari mashkull kosovar gjersa ishte duke punuar tokën, kishte hasur në disa eshtra të cilët dyshohet të jenë të njeriut”, thuhet në raport.

Eshtrat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në IML për ekzaminime të mëtutjeshme. /Telegrafi/