Një person derisa kishte qenë duke kryer disa punë fushe ishte rrëzuar nga një lartësi rreth dy metra dhe kishte pësuar lëndime trupore.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 14:30, në Prizren.

Siç thuhet në raport, viktima fillimisht ndihmën e parë mjekësore e kishte marrë në emergjencën e Prizrenit pastaj për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është dërguar në QKUK.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke kryer disa punë fushe ishte rrëzuar nga një lartësi rreth 2 metra dhe kishte pësuar lëndime trupore. Viktima fillimisht ndihmën e parë mjekësore e kishte marrë në emergjencën e Prizrenit pastaj për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është dërguar në QKUK. Në vendi e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar  rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/