Së fundmi, një video e postuar në rrjet ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të "Big Brother VIP Kosova" (BBVK), pasi tregon një moment interesant lidhur me ish-banorën Xheneta Fetahu.

Ajo shfaqet me një nishan në trupin e saj që duket shumë i ngjashëm me atë të Eglin, një tjetër personazh i njohur nga spektakli Big Brother VIP Albania 4,me të cilën Gjesti ka krijuar një lidhje


Videoja ka bërë bujë në rrjet, por çfarë e ka bërë edhe më interesante ka qenë momenti kur Gjesti, gjatë pjesëmarrjes së tij në "BBVK", puth një zonë të trupit të Xhenetës, aty ku ndodhet nishani.

Nuk kaloi shumë kohë dhe Gjesti duket se ndjeu neveri nga nishanet, pasi në spektaklin e së martës u transmetua një klip ku ai thoshte se ia shpifte nishani i Eglit, një deklaratë që ngjalli shumë diskutime dhe reagime nga publiku.

Ky moment i ri, i kapur në video, duket se ka shtuar edhe më shumë kuriozitet në lidhje me marrëdhënien e banorëve dhe dinamika që zhvillohen brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Gjesti dhe Egli shpesh janë diskutuar në publik, me një pjesë të madhe të fansave të spektaklit që vazhdojnë dhe thonë se nuk ka kimi mes tyre. /Telegrafi/