LAJMI I FUNDIT:

Një nga grabitjet më të mëdha në historinë e Los Angelesit: 30 milionë dollarë u vodhën për Pashkë

Një nga grabitjet më të mëdha në historinë e Los Angelesit: 30 milionë dollarë u vodhën për Pashkë
Ilustrim

Rreth 30 milionë dollarë (rreth 28 milionë euro) u vodhën nga një magazinë parash në një nga grabitjet më të mëdha në historinë e Los Angelesit.

Hajdutët depërtuan në çatinë e ndërtesës përmes së cilës kishin hyrë brenda të dielën ndërsa grabitja u zbulua një ditë më vonë pasi u hap kasaforta, raporton skynews.


Është ende e paqartë se si hajdutët arritën të fiknin alarmin në objekt, për të cilin shefi i policisë, Elaine Morales tha se strehon para nga bizneset lokale të luginës së San Fernando.

Shumë pak njerëz dinin për sasitë e mëdha të parave të depozituara atje, raporton LA Times.

Byroja Federale e Hetimit (FBI) do të marrë pjesë në hetim me policinë dhe supozohet se nata e Pashkëve është zgjedhur për të shmangur vëmendjen nga bizneset përreth.

Ky detaj tërheq paralele me grabitjen famëkeqe të Hatton Garden në Londër, e cila ndodhi gjithashtu gjatë fundjavës së Pashkëve në 2015 – me sa duket për të shmangur zbulimin pasi bizneset aty pranë u mbyllën.

Vjedhja në Los Angelos vjen rreth dy vjet pasi 22 çanta me gurë të çmuar dhe sende të tjera me vlerë deri në 100 milionë dollarë u vodhën nga një kamion rreth 65 kilometra në veri të qytetit.

Hajdutët sulmuan kur njëri nga shoferët e armatosur ishte duke fjetur dhe tjetri po merrte ushqim në një pikë karburanti. Ata nuk u kapën kurrë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori