LAJMI I FUNDIT:

Një nga figurat kryesore të Fatahut thotë se ata nuk do të jenë prezent në Gaza pa marrëveshje me Hamasin

Një nga figurat kryesore të Fatahut thotë se ata nuk do të jenë prezent në Gaza pa marrëveshje me Hamasin

Një figurë veterane e lëvizjes Fatah, e cila udhëheq Autoritetin Palestinez (PA), Jibril Rajoub, ka folur për situatën aktuale në territoret palestineze dhe qëndrimin e tyre me Hamasin, një rival i vjetër i lëvizjes.

Mes një debati mbi të ardhmen e Gazës, i shkatërruar kryesisht nga sulmet e vazhdueshme izraelite, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se Autoriteti Palestinez nuk do ta udhëheqë enklavën në të ardhmen.

Dhe Rajoub, duke përsëritur mbështetjen e tyre për popullin e Gazës dhe Hamasit, tha se çdo bisedë për të ardhmen do të përfshijë Hamasin, përcjell Telegrafi.

Izraeli publikon pamjet e “një prej betejave më të përgjakshme të luftës në Gaza” - ku dhjetë ushtarë u vranë në një pritë nga Hamasi
Lexo po ashtu Izraeli publikon pamjet e “një prej betejave më të përgjakshme të luftës në Gaza” - ku dhjetë ushtarë u vranë në një pritë nga Hamasi

“Ne nuk do të shkojmë në Rripin e Gazës pa marrëveshje me fraksionet e Veprimit Kombëtar, veçanërisht Hamasin, dhe jo përpara se Izraeli të tërhiqet nga Gaza”, citohet të ketë thënë Rajoub, në një intervistë për Daily Sabah në Stamboll të martën.

Ai shtoi se ky do të ishte një vendim për të cilin bien dakord të gjitha fraksionet, dhe në mënyrë të ngjashme, një datë për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme (që do të vendosin gjithashtu për qeverisjen e ardhshme të Gazës) do të vendoset vetëm me marrëveshje unanime të të gjitha fraksioneve palestineze.

Ndryshe, Hamasi ka qeverisur Gazën që nga viti 2007 pas një përplasjeje me Fatahun, forcën dominuese të Autoritetit Palestinez.

Të dy lëvizjet kanë qenë në mosmarrëveshje për vite me radhë, por gjithashtu kanë provuar mënyra për pajtim, duke përfshirë një seri bisedimesh të ndërmjetësuara nga vende të tjera.

Por pas shpërthimit të konfliktit të ri më 7 tetor, Fatah ka qenë kritik ndaj sulmeve izraelite në territoret palestineze.

"Janë shqetësuese": SHBA reagon ndaj pamjeve ku shihen burrat palestinezë duke u rrahur dhe me sy 'të lidhur'
Lexo po ashtu "Janë shqetësuese": SHBA reagon ndaj pamjeve ku shihen burrat palestinezë duke u rrahur dhe me sy 'të lidhur'

Ndërsa në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me deklaratat e Benjamin Netanyahut se “presidenti palestinez Mahmoud Abbas nuk do ta sundojë Gazën gjatë mandatit të tij”, Rajoub tha: “Netanyahu dhe e djathta fashiste izraelite janë e kundërta strategjike e Palestinës dhe e të gjithë palestinezëve. Ai nuk dëshiron as Fatahun, as Hamasin dhe lufta e tij është kundër të gjithë popullit palestinez”.

Rajoub deklaroi se pozicioni i lëvizjes Fatah, Autoriteti Kombëtar Palestinez, për të ardhmen e palestinezëve ishte një territor i bashkuar palestinez i bazuar në kufijtë përpara pushtimit dhe arritjes së një marrëveshjeje midis të gjitha fraksioneve, përfshirë Hamasin, “për të formuar një qeveri të unitetit kombëtar me detyrat dhe një afat kohor”.

Ai vuri në dukje se përgjegjësia e kësaj qeverie do të ishte lehtësimi dhe rindërtimi dhe do t’i shërbente të gjitha territoreve palestineze. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Eksperti ushtarak rus thotë se Kremlini planifikon sulme bërthamore ndaj anijeve amerikane

Eksperti ushtarak rus thotë se Kremlini planifikon sulme bërthamore ndaj anijeve amerikane

Botë
Një infeksion

Një infeksion "potencialisht fatal" ka arritur nivelin më të lartë në Japoni

Azia
Shpërthim i madh në qytetin rus

Shpërthim i madh në qytetin rus

Evropa
Pas vapës ekstreme, reshjet e shiut “freskojnë” pelegrinët myslimanë që po i kalojnë ditët e fundit të Haxhit

Pas vapës ekstreme, reshjet e shiut “freskojnë” pelegrinët myslimanë që po i kalojnë ditët e fundit të Haxhit

Botë
Ukraina

Ukraina "përgatit terrenin" për sulme në Krime pas mbërritjes së aeroplanëve luftarakë F-16

Evropa
Komandanti i Forcave Ajrore ukrainase publikon pamje nga aksioni i pilotëve të tyre - i quan “fantazmat e Kievit”

Komandanti i Forcave Ajrore ukrainase publikon pamje nga aksioni i pilotëve të tyre - i quan “fantazmat e Kievit”

Evropa
Kalo në kategori