LAJMI I FUNDIT:

Një mural kushtuar Mbretëreshës Elizabeth II apo trajnerit legjendar të futbollit Alex Ferguson

Një mural kushtuar Mbretëreshës Elizabeth II apo trajnerit legjendar të futbollit Alex Ferguson

Një mural i pikturuar për nder të Elizabeth II ka ndarë opinionet në internet, me disa që ankohen për mungesën e dukshme të ngjashmërisë me mbretëreshën e ndjerë.

Gjithashtu, në rrjetet sociale shumë pohuan se ai i ngjante më shumë trajnerit legjendar të futbollit Alex Ferguson.

Që nga vdekja e Mbretëreshës në moshën 96-vjeçare javën e kaluar, njerëzit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën kanë bërë homazhe në mënyra të ndryshme.

Në Londrën Perëndimore, artisti Jignesh Patel dhe kushëriri i tij Yash Patel pikturuan një mural të madh të monarkut. Dyshja kaloi dy ditë për të përfunduar veprën e artit, e cila u pikturua në një shtëpi dykatëshe në Kingsley Road.

“Ne e duam mbretëreshën, kur ajo vdiq, menduam se duhej të bënim nderimet tona”, tha Jignesh për BBC.

Ai aktualisht mban pesë rekorde botërore, më i fundit prej të cilëve u arrit në vitin 2021 për pikturën më të gjatë me mbështjellës flluskë.

Megjithatë, murali u kritikua brutalisht në mediat sociale dhe disa njerëz theksuan se i ngjante më shumë legjendarit Alex Ferguson.

Një përdorues u tall me muralin duke sugjeruar se fillimisht ishte një portret i tij që shkoi në një drejtim tjetër krijues në minutën e fundit.

” Shoku… po e pikturon akoma atë murale të Sir Alex Ferguson,” “Po… Unë jam në gjysmë të rrugës. Pse?” “Ka pasur një ndryshim të planit. Shihni se çfarë mund të bëni,” shkruhej në Twitter.

Një tjetër kishte të njëjtën ide, duke komentuar, “Nderim i madh për Alex Ferguson”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Interesante
A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

Interesante
Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Fun
Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe

Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe "godet shumë fort"

Fun
Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Interesante
Pasagjerët që blenë udhëtimin misterioz të Wizz Air, bërtasin nga gëzimi kur mësojnë nga piloti se ku po shkojnë - ata ndanë në rrjetet sociale gjithë eksperiencën

Pasagjerët që blenë udhëtimin misterioz të Wizz Air, bërtasin nga gëzimi kur mësojnë nga piloti se ku po shkojnë - ata ndanë në rrjetet sociale gjithë eksperiencën

Interesante
Kalo në kategori