LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim tre të dyshuarve për tentim-grabitjen e argjendarisë në Prizren

Një muaj paraburgim tre të dyshuarve për tentim-grabitjen e argjendarisë në Prizren
Qyteti i Prizrenit /Foto: Ridvan Slivova

Gjykata Themelore një Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh tre të dyshuarve për tentim-grabitjen e argjendarisë në Prizren ku të plagosur mbetën babë e djalë.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Gjykata.


“Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës – Raima Elezi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 18.11.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 18.12.2021, ndaj të pandehurve”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu në këtë komunikatë anë dhënë edhe detaje të tjera ku për R.F., është caktuar masa e paraburgimit për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ndihma në grabitje nga neni 317 par.1 dhe 4 lidhur me nenin 33 par.1 dhe 2 të Kodi Penal të Republikës së Kosovës.

“L.L., dhe I.Q., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale: grabitja në tentativë nga neni 317 par.1 dhe 4 lidhur me nenet 28 dhe 31, shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 par.1 lidhur me nenin 31, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 parag.1, grabitja nga neni 317 parag.1 dhe 3 e lidhur me nenin 31, sulmi ndaj personit zyrtar nga neni 402 parag.1 dhe 3 e lidhur me nenin 31, shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 parag.1 e lidhur me nenin 31, dhe veprën penale asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë nga neni 321 parag.1 dhe 2 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Tentim-grabitja e argjendarisë në Prizren, hetimet vijojnë, tre të arrestuarit dërgohen në mbajtje
Lexo po ashtu Tentim-grabitja e argjendarisë në Prizren, hetimet vijojnë, tre të arrestuarit dërgohen në mbajtje

Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka vlerësuar se me qëndrimin në liri të të pandehurve të njëjtit mund të fshihen apo të jepen në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale për shkak të dënimit të lartë që parashihet për këto vepra penale si dhe peshës së veprave penale të cilat janë të natyrës së rëndë, andaj duke marrë parasysh këto rrethana të njëjtit mund të jenë të pa arritshëm për organet e ndjekjes, me çka do të pamundësojë dukshëm zhvillimin normal të procedurës penale.

“Nga të lartcekurat, si dhe duke marrë parasysh peshën e veprave penale, mënyrën dhe rrethanat që dyshohen se janë kryer këto vepra penale dhe rrezikshmërinë e lartë shoqërore, ku dy të pandehurit L.L., dhe I.Q., janë të njohur për organet e ndjekjes dhe janë të regjistruar si kryerës dhe të dënuar për vepra të kësaj natyre për të cilat dyshohen, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm, dhe kjo masë i shërben efikasitetit të procedurës penale ngase do të mundësoj zhvillimin normal të hetimeve, do të parandaloj ikjen apo fshehjen e të pandehurve e po ashtu edhe rrezikun e përsëritjes së ndonjë vepre penale”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori