LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për zyrtarin e AKPM-së

Një muaj paraburgim për zyrtarin e AKPM-së
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë–Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Mendim Sojeva për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar” dhe veprën penale “Mashtrim në detyrë”.

Të pandehurit M.S iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji..


Gjykata ka konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri M.S në cilësinë e personit zyrtar, zotues në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Mjekësore ka shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare me qëllim që vetit t’i sjellë përfitime pasurore të kundërligjshme me autorizim duke vepruar në kundërshtim me autorizimet zyrtare dhe duke tejkaluar kompetencat e tij në atë mënyrë që ka bërë prezantime të rrejshme të raporteve me ç’ rast ka shkaktuar dëme në buxhetin e AKPM-së.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.S është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Lajme
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Lajme
Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Jehona Hulaj
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori