LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për personin që sulmoi prokurorin

Një muaj paraburgim për personin që sulmoi prokurorin
Foto: Arkiv

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.G, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar.

E.G i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, nga dt.23.07.2018 deri me dt. 23.08.2018.

“Rreth orës 11:00, në Pallatin e Drejtësisë, saktësisht në korridorin e objektit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, i pandehuri E.G pas përfundimit të një seance gjyqësore ku i pranishëm kishte qenë edhe Prokurori i Shtetit i dëmtuari B.I , ka vepruar në atë mënyrë duke iu drejtuar Prokurorit me zë të lartë, iu kishte afruar të njëjtit dhe e kishte sulmuar duke e kapur nga krahu, pastaj kishte tentuar edhe ta shtyjë në drejtim të hyrjes së korridorit, atëherë i dëmtuari kishte kërkuar nga i dyshuari që t’ia lëshonte dorën, por ky i fundit me një agresivitet të vazhdueshëm në prezencën e zyrtarëve të sigurimit kishte vazhduar ta ofendonte dhe ta kërcënonte të dëmtuarin B.I.”, thuhet në arsyetimin e Gjyaktës për caktimin e masës së paraburgimit.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.G është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Mbi 33 kg ari të sekuestruar, publikohen pamjet nga aksioni në argjendaritë e Gjilanit

Mbi 33 kg ari të sekuestruar, publikohen pamjet nga aksioni në argjendaritë e Gjilanit

Lajme
Policia arreston gjashtë persona në Gjilan, sekuestron mbi 33 kilogramë ari dhe mijëra euro

Policia arreston gjashtë persona në Gjilan, sekuestron mbi 33 kilogramë ari dhe mijëra euro

Kronika e Zezë
Tentoi të fuste në Kosovë pije alkoolike nga Serbia, dogana sekuestron mallrat

Tentoi të fuste në Kosovë pije alkoolike nga Serbia, dogana sekuestron mallrat

Lajme
Osmani takim me presidentin e El Salvadorit: Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim

Osmani takim me presidentin e El Salvadorit: Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim

Lajme

"20 mijë euro për statusin e viktimës së luftës", rrëfimi i të mbijetuarës së masakrës së Abrisë

Lajme
Kalo në kategori