LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për gruan që shantazhoi me 30 mijë euro një person në Ferizaj

Një muaj paraburgim për gruan që shantazhoi me 30 mijë euro një person në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Divizioni Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës S.T. shtetase e Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Shantazhi”.

Gjyqtari i procedurës paraprake të Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni Penal Shabi Idrizi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.


“E pandehura dyshohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, përmes kanosjes se do ta dëmtoj nderin apo autoritetin e personave të afërm të tij, në atë mënyrë që nga i njëjti kërkon shumën e të hollave prej 30.000 €, me arsyetim se kinse do ta liroj nga akuza e dhunimit vëllain e tij S.V. i cili tanimë gjendet në masën e paraburgimit dhe këtë do ta bëj përmes deklarimit të saj me datë 07.12.2020 kur edhe është ftuar nga ana e prokurorisë për të deklaruar në cilësinë e të dëmtuarës, duke i propozuar, që fillimisht të takohen në një lokal në Ferizaj, ku i dëmtuari do t’ia dërgoj paratë e kërkuara, të cilat sipas saj do t’ia mbaj një person i besueshëm për të deri në përfundimin e deklarimit në prokurori”, thuhet në njoftim.

Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se e pandehura ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet nga ana e prokurorisë së shtetit, po ashtu janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit të përcaktuara me dispozitat e KPPRK-së, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së saj, duke vlerësuar se po të gjendej në liri e njëjta do të mund të asgjësoj, fshehë apo falsifikoj provat materiale, si dhe mund të ndikoj në dëshmitarët, të dëmtuarin, të cilët akoma nuk janë dëgjuar nga ana e prokurorisë, në atë mënyrë që të njëjtit më pas të deklarojnë në favor të mbrojtjes së saj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori