LAJMI I FUNDIT:

Një Moskvich ruhet në ‘qiell’ – rrëfimi i burrit nga Vushtrria që ruan veturën e tij në mënyrë të veçantë

Bedri Sadiku nga qyteti i Vushtrrisë, ka bërë një zgjedhje të veçantë për të ruajtur dhe kujtuar veturën e tij të dashur, një Moskvich.

Për shkak të aventurave dhe dashurisë që ka për të, ai ka ndërtuar një lokacion në parcelën e tokës së tij, ku e ka vendosur veturën lartë “në qiell” rreth katër metra.


Për Telegrafin, Sadiku rrëfen se veturën e kishte marrë nga daja i tij, gjatë viteve të 90’ta, kur edhe ishte duke u përballur me sfida financiare.

Ai kishte nisur rrugëtimin e tij për të punuar me derivate, e për të vazhduar më pas edhe duke ndihmuar qytetarët të dalin në vende të Evropës.

“Veturën e kam si një thesar të veçantë. Është një pjesë e jetës sime dhe bart shumë kujtime”, rrëfen ai.

Ndërsa flet për momente të rrezikshme dhe të vështira, ai tregon se si kjo veturë e veçantë ka qenë mjeti më i besueshëm për të.

“Kam bartur mbi 1000 litra naftë me të, asnjëherë nuk kam pasur telashe me të. Asnjë veturë nuk më ka mbushur me energji si ky,” thotë ai, derisa shton “kjo veturë ka ra, por unë kam përjetuar jetën time në Prishtinë.”

Në fund të rrëfimit, ai shpalos kujtime nga udhëtimet e tij në Maqedoni të Veriut dhe thekson rëndësinë e lidhjeve dhe aventurave që ka përjetuar me veturën e tij, për të cilën thotë se nuk do ta ndërronte me asnjë tjetër./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Lajme
Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Kalo në kategori