LAJMI I FUNDIT:

Një monolit misterioz ‘jashtëtokësor’ gjendet në mes të shkretëtirës

Një monolit misterioz ‘jashtëtokësor’ gjendet në mes të shkretëtirës

Një ndihmë rutinë ndaj botës së egër mori një kthesë “jashtëtokësore” për Departamentin e Sigurisë Publike të Utah, pasi oficerët u ndeshën me një monolit misterioz në mes të pjesës rurale të Utah

Oficerët e Departamentit të Sigurisë Publike të Utah, Aero Bureau, po fluturonin me helikopter të mërkurën e kaluar, duke ndihmuar Divizionin e Burimeve të Kafshëve të Egra, kur panë diçka që dukej sikur kishte dalë nga “2001: Një Odise Hapësinore”.


“Një nga biologët e vuri re, ndërsa ne fluturonim sipër tij,” -tha piloti Bret Hutchings për CNN.

Në mes të shkëmbit të kuq ndodhej një monolit argjendi me shkëlqim që dilte nga toka. Hutchings tha se ishte i lartë midis 3-4 metra. Nuk dukej sikur kishte rënë rastësisht në tokë, tha ai për KSL, por përkundrazi dukej sikur ishte mbjellë.

“Ne ishim disi duke bërë shaka se nëse njëri prej nesh zhduket papritmas, atëherë ne të tjerët do të vrapojmë,” -tha Hutchings.

Hutchings shtoi se ai mendon se ka shumë të ngjarë që monoliti ishte vendosur atje nga një artist, më shumë sesa nga një alien, siç mund të mendojnë shumë njerëz.

Megjithatë, është e paligjshme të instalosh struktura ose art pa autorizim në tokat publike pa marrë parasysh se nga cili planet je, tha Departamenti i Sigurisë Publike të Utah në një deklaratë të lëshuar të hënën.

Vendndodhja e monolitit nuk po zbulohet dhe nuk është ende e qartë se kush – ose çfarë – e vendosi monolitin atje.

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Pse disa njerëz nuk e gjejnë dot dashurinë e vërtetë? Shkenca jep disa arsye

Pse disa njerëz nuk e gjejnë dot dashurinë e vërtetë? Shkenca jep disa arsye

Këshilla Lifestyle
Pesë trendet retro të mobilimit që do të jenë më të pëlqyerat e vitit

Pesë trendet retro të mobilimit që do të jenë më të pëlqyerat e vitit

Rregullimi i shtëpisë
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
“Data më tragjike” në historinë njerëzore po afron - në këtë ditë ngjarjet e errëta përsëriten me shekuj

“Data më tragjike” në historinë njerëzore po afron - në këtë ditë ngjarjet e errëta përsëriten me shekuj

A e dini se...
Kalo në kategori