Ministria e Arsimit, ka ndarë për vitin 2022 grantin prej 1 milion e 700 mijë euro për mësimdhënësit me probleme shëndetësore, nga i cili do të përfitojnë rreth 300 mësimdhënës.
Kjo ministri është duke punuar në rregulloren që përcakton saktë se si do të veprohet, ndërsa Sindikata e Arsimit, beson se një buxhet i tillë, do të vazhdojë të ndahet çdo vit për mësimdhënësit që kanë probleme të tilla.
Për herë të parë sivjet është ndarë një buxhet për mësimdhënësit që kanë probleme shëndetësore.
Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se granti prej 1 milion e 700 mijë euro, do të ndahet për ata mësimdhënës që kanë vështirësi në zhvillimin e mësimdhënies së rregullt për shkak të problemeve që kanë me shëndetin.
Zëdhënësja e kësaj ministrie, Iliriana Pylla, tha për Radio Kosovën se tashmë janë duke punuar në infrastrukturën ligjore, që secili mësimdhënës ta kryejë punën e vet pa shqetësimet që ia sjell shëndeti.
“Ministria e Arsimit është duke punuar në rregulloren që i përcakton saktë detajet se si do të veprohet dhe se cili mësimdhënës mund të trajtohet si i tillë”, tha ajo.
Një kërkesë e tillë për mbështetje të mësimdhënësve me probleme shëndetësore ka qenë para disa viteve edhe nga Sindikata e Arsimit, e cila tani i është gëzuar këtij lajmi.
Ymer Ymeri, nga kjo Sindikatë, tha për Radio Kosovën se janë rreth 300 mësimdhënës në nivel vendi që kanë probleme shëndetësore.
“Nëse i llogarisim me numër dhe i ndajmë sipas pagave të plota, i bie që janë rreth 330 mësimdhënës, që mund të mbulohen me këtë fond. Është një numër që besoj se i mbulon të gjithë të sëmurit me sëmundje kronike, të cilët do të përcaktohen në bazë të një udhëzuesi që është duke u përpiluar në Ministrinë e Arsimit, ku pjesë e komisionit jam edhe unë nga SBASHK-u”, tha ai.
Sindikata e Arsimit beson se një buxhet i tillë do të vazhdojë të ndahet çdo vit për mësimdhënësit që kanë probleme shëndetësore.
Ndërkohë, shumë mësimdhënës me probleme të tilla e kanë mirëpritur këtë vendim. Edhe pse nuk dëshiruan të flasin para mikrofonit, ata u shprehën se granti i ndarë do t’ua lehtësojë punën e tyre dhe mbulimin e problemeve që kanë me shëndetin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën