LAJMI I FUNDIT:

Një mijë euro ishin arsyeja që babai në Kamenicë ia mori jetën djalit 14 vjeçar

Një mijë euro ishin arsyeja që babai në Kamenicë ia mori jetën djalit 14 vjeçar

Një mijë euro ishin shkaku që një prind në fshatin Karaçevë e Poshtme e Kamenicës rrahu djalin e tij për vdekje.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku tha për kallxo.com se shkaqet e dhunës së prindit ndaj fëmijës ishin një shumë e parave prej një mijë eurosh të cilat dyshoheshin se janë marrë nga fëmija.


“I pandehuri, babai i fëmijës ka qëndruar disa ditë në një banjë shëruese dhe më pas është kthyer në shtëpi. Kur është kthyer e ka vërejtur se i kanë munguar 1 mijë euro nga 3 mijë sa kishte pasur. Babai ka dyshuar se paratë ia ka marrë fëmija i tij i cili ishte 14 vjeç. Ky ishte shkaku që ka shtyrë babanë të rrahë me shkop druri për vdekje djalin e tij 14 vjeçar”, tha Maloku.

Presidenti Thaçi: Jam i prekur thellë nga vrasja e 14 vjeçarit nga Karaçeva
Lexo po ashtu Presidenti Thaçi: Jam i prekur thellë nga vrasja e 14 vjeçarit nga Karaçeva

Ai shtoi se rastin në polici e kishte lajmëruar një kushëri i të pandehurit.

“Rastin në polici e ka lajmëruar një kushëri, ndërsa pas arritjes së policisë në vendin e ngjarjes, djali është marrë është dërguar në urgjencë pa shenja jete”, tha Maloku më tutje.

Sipas Malokut, babai i 14 vjeçarit në fillim i kishte gënjyer zyrtarët policorë se djali i tij ka pësuar aksident ndërsa me të filluar hetimet, djalit i ishin vërejtur shenjat e dhunës në trup, nga të goditurat të cilat i kanë sjellë vdekjen.

“Në fillim prindi ka gënjyer zyrtarët policorë se djali i ti ka pësuar aksident por policia më pas e ka kuptuar që e gjitha ka të bëjë me ushtrim të dhunës ndaj të miturit. Po ashtu i pandehuri ka sulmuar edhe vajzën e tij të vetme e cila është 17 vjeçare”, tha në fund Maloku.