LAJMI I FUNDIT:

Një javë nga sulmi terrorist në veri – pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak ende të mbyllura

Një javë nga sulmi terrorist në veri – pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak ende të mbyllura
Foto: Ilustrim

Pikat e kalimit kufitar me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë ende të mbyllura, edhe një javë pas sulmit terrorist që ndodhi në veri ndaj Policisë së Kosovës.

Kështu bëhet e ditur në faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Këto dy pika u mbyllen pasi grupe të armatosura serbe hynë në Kosovë duke sulmuar Policinë me armë zjarri, transmeton Telegrafi.


Pas Bërnjakut, mbyllet edhe pika tjetër kufitare me Serbinë, Jarinjë
Lexo po ashtu Pas Bërnjakut, mbyllet edhe pika tjetër kufitare me Serbinë, Jarinjë

Rreshteri Afrim Bunjaku u vra gjatë detyrës zyrtare rreth orës 03:00 të 24 shtatorit.

Pas vrasjes së policit, rreth 30 persona të armatosur rëndë dhe të maskuar u fshehën në Manastirin e fshatit Banjska të Zveçanit, për të vazhduar sërish me sulmet ndaj Policisë së Kosovës.

Nga gjuajtjet me armë zjarri u vranë edhe tre sulmues serbë. Sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës u dënua fuqishëm nga ndërkombëtarët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sulmi në Ibër-Lepenc, Hovenier: Mbështesim autoritetet kosovare - SHBA nuk spekulon se kush është fajtori

Sulmi në Ibër-Lepenc, Hovenier: Mbështesim autoritetet kosovare - SHBA nuk spekulon se kush është fajtori

Lajme
Dëmtimi i kanalit në Ibër-Lepenc, Rizvanolli: Intervenimet kanë përfunduar, mund të ketë reduktime të ujit gjatë ditës

Dëmtimi i kanalit në Ibër-Lepenc, Rizvanolli: Intervenimet kanë përfunduar, mund të ketë reduktime të ujit gjatë ditës

Lajme
Një talente shqiptare për rrjetet sociale, Bleranda Musa certifikohet nga Meta

Një talente shqiptare për rrjetet sociale, Bleranda Musa certifikohet nga Meta

Lajme
Haki Abazi zyrtarizon edhe në Kuvend kalimin në AAK, pozicionohet në ulësen e deputetëve të kësaj partie

Haki Abazi zyrtarizon edhe në Kuvend kalimin në AAK, pozicionohet në ulësen e deputetëve të kësaj partie

Lajme
Pse regjistrimi i pronës është jetik për sigurimin e trashëgimisë? Odeta Naks flet rreth kampanjës për rritjen e ndërgjegjësimit për të drejtat pronësore

Pse regjistrimi i pronës është jetik për sigurimin e trashëgimisë? Odeta Naks flet rreth kampanjës për rritjen e ndërgjegjësimit për të drejtat pronësore

Lajme
Çfarë tha në Gjykatë i pandehuri për sulmin terrorist kundër kanalit të Ibër-Lepencit?

Çfarë tha në Gjykatë i pandehuri për sulmin terrorist kundër kanalit të Ibër-Lepencit?

Lajme
Kalo në kategori