LAJMI I FUNDIT:

Një javë larg zgjedhjeve lokale – 158 kandidatë garojnë për kryetar komune, mbi 90 mijë votues më shumë se në zgjedhjet e 14 shkurtit

Një javë larg zgjedhjeve lokale – 158 kandidatë garojnë për kryetar komune, mbi 90 mijë votues më shumë se në zgjedhjet e 14 shkurtit

Kanë mbetur një javë larg nga mbajtja e zgjedhjeve lokale. Të dielën (17 tetor), qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit ku do të votojnë për kryetarin e tyre të ri.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve brenda dhe jashtë Kosovës, ku të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë.


Sipas KQZ-së, në këto zgjedhje janë 90 mijë e 586 votues më shumë, krahasuar me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021.

Numri i votuesve të rinj, të cilët do të votojnë për herë të parë, është: 41 mijë e 12 votues, prej të cilëve 24 mijë e 697 kanë arritur moshën 18 vjeç pas datës 14 shkurt 2021 dhe 8 mijë e 937 votues të cilët mund të konsiderohet se janë regjistruar për herë të parë në regjistrin qendror civil pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, shkruan Telegrafi.

Të gjitha lajmet rreth Zgjedhjeve lokale 2021
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Zgjedhjeve lokale 2021

Po ashtu, si votues të rinj, konsiderohen edhe 7 mijë e 378 votuesit të cilët janë pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe që ishin larguar nga lista votuese sepse kanë pasur vetëm dokumente identifikimi të lëshuara nga UNMIK-u.

Ndërkaq, numri i qytetarëve me të drejtë vote jashtë vendit, të cilët kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës është: 15 mijë e 532 votues. Kujtojmë se procesi i votimit përmes postës ka nisur më 15 shtator dhe i njëjti mbyllet më 15 tetor 2021.

Procesi i votimit do të mbahet në 38 komuna të Kosovës, në gjithsejtë 883 qendra të votimit dhe 2 mijë e 477 vendvotime. Në këto zgjedhje do të garojnë për postin e kryetarit të komunës 158 kandidatë, prej të cilëve vetëm 12 janë kandidate gra.

KQZ ka larguar nga lista e votuesve edhe personat e vdekur. Numri i emrave të personave që janë larguar si të vdekur nga lista votuese pas zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës të datës 14 shkurt 2021, është: 18 mijë e 252 votues, ndërsa numri i personave që janë larguar nga kjo listë për arsye se kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës, pas atyre zgjedhjeve, është 1 mijë e 158 votues, shkruan Telegrafi.

Këto zgjedhje do të monitorohen nga vëzhgues ndërkombëtarë. Rrjeti Evropian i Organizatave Monitoruese të Zgjedhjeve (ENEMO) ka dërguar pesë ekspertë ndërkombëtarë për të vëzhguar zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Shefi i këtij misioni për vëzhgim të zgjedhjeve në Kosovë nga ENEMO, Pierre Peytier gjatë një interviste për Telegrafin ditë më parë ka e ndryshimi më i madh në këto zgjedhje është për shkak të pandemisë, por sipas tij, vendosja e kamerave në vendet e numërimit të votave do ta rrisë transparencën në zgjedhje.

Shefi i misionit të ENEMO-s flet për zgjedhjet e 17 tetorit, thotë se vendosja e kamerave në vendnumërime rrit transparencën
Lexo po ashtu Shefi i misionit të ENEMO-s flet për zgjedhjet e 17 tetorit, thotë se vendosja e kamerave në vendnumërime rrit transparencën

Ata do të monitorojnë aspektet kryesore në procesin e organizimit të zgjedhjeve. “Ne po monitorojmë në aspektet më kryesore, për shembull regjistrimin e partive, mbledhjet e KQZ-së, vendimet për Ligje e reforma, në këtë jemi duke u fokusuar”, theksoi Peytier.

Në këto zgjedhje renditja e subjekteve politike në fletëvotim është bërë sipas numrit që të gjitha këto subjekte kanë marrë në ditën e tërheqjes së shortit nga ana e KQZ-së. Numrat që janë tërhequr kanë filluar nga 101 deri në 189.

Në këto zgjedhje, LVV mbanë numrin 144, PDK ka numrin 177, LDK mbanë numrin 160, AAK ka numrin 121, Nisma Socialdemokrate ka numrin 119, AKR garon me numrin 149, PSD ka numrin 127.

Kujtojmë se Telegrafi së fundmi ka nisur edhe serinë e sondazheve, ku lexuesit mund të shprehin përmes votës mendimin e tyre se kush nga kandidatët në komunat e tyre do të jetë kryetar pas 17 tetorit.

Më 14 tetor do të mbyllen të gjitha sondazhet, ku pastaj në një lajm do të përmblidhen rezultatet finale. Për të shikuar të gjitha sondazhet, klikoni këtu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori