LAJMI I FUNDIT:

Një iluzion optik i cili tregon që ngjyrat i shohim gabimisht

Një iluzion optik i cili tregon që ngjyrat i shohim gabimisht

Të gjithëve u duket që katrori ndryshon ngjyrën

Akiyoshi Kitaoka, psikolog dhe artist japonez, ka krijuar një iluzion optik në të cilin një katror i vogël ndryshon ngjyrën, edhe pse në fakt është i pandryshueshëm.


Iluzioni optik në ngjyra zbulon se si është në gjendje truri ynë të ndryshojë mënyrën me të cilën percepton ngjyrat.

Akiyoshi krijoi këtë iluzion për të treguar se objektet në lëvizje mund të mashtrojnë trurin tonë për të marrë me mend ngjyrën e objektit në vend që të njohë ngjyrën e tij të vërtetë, transmeton Telegrafi.

– Duket që ky katror lëvizës ndryshon ngjyrën, edhe pse në fakt ngjyra mbetet e pandryshuar – ka shkruar Akiyoshi.

Dhe në të vërtetë, kur shikoni videon, mund të shihni se katrori ndryshon ngjyrën nga gri në rozë, por lëvizja e katrorit dhe ngjyra e përgjithshme mashtrojnë trurin tonë që të mendojë se kjo po ndodh në të vërtetë. Në realitet, ngjyra e katrorit mbetet konstante.

Ky iluzion funksionon sepse truri përdor ngjyrat rreth tij për të gjykuar ngjyrën e një objekti në lëvizje. Truri ynë filtron gjëra të tilla si ngjyra e dritës pa e ditur as ne. Më pas, ai bën një vlerësim të ngjyrave bazuar në rezultatet e këtij filtrimi. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori