Një i mitur gjendet pa shenja jete në Gjakovë, policia nis hetimet
Një i mitur është gjetur pa shenja jete në fshatin Palabardh të Gjakovës.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja rajonale e Policia e Kosovës në Gjakovë, Vlera Krasniqi.
Sipas saj, rasti është raportuar rreth orës 18:00, kur është pranuar informata se një person mashkull i mitur është gjetur pa shenja jete në këtë fshat.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë, si dhe ekipi mjekësor, me ç’rast mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka deklaruar Krasniqi.
Ajo ka bërë të ditur se në koordinim me Prokurorin e Shtetit është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e rastit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





























