LAJMI I FUNDIT:

Një hulumtim i pavarur thotë se tetë herë më shumë ushtarë rusë kanë vdekur sesa që Moska pretendon

Një hulumtim i pavarur thotë se tetë herë më shumë ushtarë rusë kanë vdekur sesa që Moska pretendon

Gati 50,000 burra rusë kanë vdekur në luftë, sipas analizës së parë statistikore të pavarur të vdekjeve në luftë të Rusisë.

Kostoja njerëzore e pushtimit të Moskës është një nga sekretet e saj më të ruajtura, por mediat e pavarura ruse Mediazona dhe Meduza vlerësojnë se humbjet janë tetë herë më të mëdha sesa zyrtarët janë të gatshëm të pranojnë.


Duke përdorur mediat sociale dhe fotografi të varrezave, Mediazona dhe dhe edicioni në gjuhën ruse i BBC-së kanë verifikuar vdekjen e 27,000 individëve, transmeton Telegrafi.

Zelensky: Një rebelim i ri është i mundur në Rusi
Lexo po ashtu Zelensky: Një rebelim i ri është i mundur në Rusi

Duke u bazuar në këto të dhëna, Mediazona u bashkua me Meduza për të analizuar të dhënat e trashëgimisë dhe zbuloi se 47,000 raste më shumë se sa pritej ishin hapur për burrat e moshës 15 deri në 49 vjeç nga fillimi i luftës deri më 27 maj të këtij viti.

“Vlerësimi që bëmë me Meduza na lejon të shohim vdekjet ‘të fshehura’ – vdekjet që qeveria ruse po përpiqet të fshehë në mënyrë kaq obsesive dhe pa sukses”, tha Dmitry Treshchanin, redaktor në Mediazona që ndihmoi në mbikëqyrjen e hetimit.

Ukrainasi hedh në erë mjetin e blinduar të rusëve – e godet me Javelin
Lexo po ashtu Ukrainasi hedh në erë mjetin e blinduar të rusëve – e godet me Javelin

Rusia ka pranuar publikisht vdekjen e 6.000 ushtarëve. Në shkurt, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se rreth 40,000 deri në 60,000 rusë ishin vrarë në luftë.

Në mënyrë të pavarur, Dmitry Kobak, nga Universiteti Tubingen i Gjermanisë, zbërtheu të dhënat e vdekshmërisë që vërtetonin punën e Mediazona për 10 muajt e parë të luftës. Kobak pranoi se mbeten disa paqartësi, veçanërisht për vdekjet e të moshuarve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Prezantuesja amerikane gëlltiti mizën në mes të programit - ruajti qetësinë dhe lexoi lajmet sikur nuk ka ndodhur asgjë

Prezantuesja amerikane gëlltiti mizën në mes të programit - ruajti qetësinë dhe lexoi lajmet sikur nuk ka ndodhur asgjë

Amerika
Kjo është rrahja më e çuditshme në botë - ajo u filmua në Meksikë

Kjo është rrahja më e çuditshme në botë - ajo u filmua në Meksikë

Amerika Latine
Izraeli pas sulmit në Rafah: Lufta në Gaza do të vazhdojë deri në fund të vitit 2024

Izraeli pas sulmit në Rafah: Lufta në Gaza do të vazhdojë deri në fund të vitit 2024

Azia
A mund të bëhet president Trumpi edhe nëse dënohet?

A mund të bëhet president Trumpi edhe nëse dënohet?

Amerika
A mund t'i humb Trump, privilegjet që i takojnë si ish-president nëse dënohet

A mund t'i humb Trump, privilegjet që i takojnë si ish-president nëse dënohet

Amerika
Dronët ukrainas mund të godasin qindra kilometra brenda Rusisë, thotë zyrtari i Moskës

Dronët ukrainas mund të godasin qindra kilometra brenda Rusisë, thotë zyrtari i Moskës

Evropa
Kalo në kategori