LAJMI I FUNDIT:

Një gruaje i postohen fotografi intime në rrjete sociale, arrestohet i dyshuari 23 vjeçar në Prishtinë

Një gruaje i postohen fotografi intime në rrjete sociale, arrestohet i dyshuari 23 vjeçar në Prishtinë
Foto: Arkiv

I riu me inicialet K.I, 23 vjeçar është arrestuar sot nga Policia nën dyshimin se ka postuar në rrjete sociale fotografi intime të një gruaje.

Sipas njoftimit të Policisë, bëhet e ditur se pala ankuese ka raportuar të enjten për këtë rast, në Prishtinë.


“Më datë 05.10.2023, në stacionin policor Veriu në Prishtinë, pala ankuese ka raportuar se një person i dyshuar ka postuar në rrjete sociale fotografi (intime) të saj.

Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin. Më datën 6 tetor hetuesit policor kanë siguruar prezencën e të dyshuarit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

“ K.I, mashkull 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është intervistuar nga ana e policisë dhe me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/