LAJMI I FUNDIT:

Një grua u paguan burrave 80 dollarë në orë për t’u përqafuar me ta

Një grua u paguan burrave 80 dollarë në orë për t’u përqafuar me ta

Një grua me emrin Saskia ka zbuluar se ajo u paguan të huajve 80 dollarë në orë për t’u përqafuar me ta, pavarësisht se është e martuar.

Saskia filloi të përdorë Cuddlist, një shërbim ku mund të punësosh një “përkëdhelës” profesionist pasi ajo u transferua në New York, dhe burri i saj thuhet se nuk shqetësohet aspak për këtë.


Ajo shpjegoi se burri i saj shpesh është larg shtëpisë për shkak të angazhimeve të biznesit, kështu që i mungon intimiteti, transmeton Telegrafi.

“Shumë njerëz mendojnë se është e çuditshme, por mua nuk më intereson. Unë e dua vëmendjen dhe më pëlqen sesi ndihet trupi im në ato momente”, tha ajo.

“Jam 99 për qind e sigurt që burrit tim nuk i intereson ajo që bëj sepse shpesh e dëgjoj prej tij dhe flas me të për këtë. Ai nuk është xheloz”, shtoi ajo.

“Edhe pse Saskia dhe unë jemi të martuar, nuk mendoj se përqafimi i saj me të tjerët po rrezikon marrëdhënien tonë”, tha ai. /Telegrafi/