LAJMI I FUNDIT:

Një grua sulmohet nga bashkëjetuesi, më pas vëllai i saj sulmon të dyshuarin – rastet e dhunës në familje në 24 orët e fundit

Një grua sulmohet nga bashkëjetuesi, më pas vëllai i saj sulmon të dyshuarin – rastet e dhunës në familje në 24 orët e fundit
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orët e fundit në Kosovë.

Rastet e dhunës kanë ndodhur në Lipjan, Prishtinë, Istog, Gjakovë, Leposaviq.

Lipjan/ 09.09.2024-10:40. Viktima femër kosovare ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ajo bashkëjeton. Më pas vëllai i viktimës e ka sulmuar të dyshuarin e cekur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.


Prishtinë/09.09.2024-20:00. Viktima femër kosovare ka lajmëruar se i dyshuari mashkull kosovar bashkëshorti i saj në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psikike ndaj saj si dhe e kishte sulmuar fizikisht. Lidhur me rastin është kërkuar i dyshuari në shtëpinë e tij, por i njëjti nuk është hasur pasi ishte larguar nga shtëpia. Viktima për momentin është strehuar tek familjarët e saj.

Istog /09.09.2024-18:44. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtuar dhunë ndaj viktimës–nënës së tij. Viktima pas intervistimit është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Gjakovë/09.09.2024-23:50. Dy viktimat femra kosovare (nënë e bij) kanë lajmëruar se i dyshuari mashkull kosovar (bashkëshorti/babai) kishte ushtruar dhunë psikike. I dyshuari për momentin nuk është arrestuar pasi që ishte larguar në drejtim të panjohur.

Leposaviq/08.09.2024-23:10. Viktima femër kosovare ka njoftuar se ish bashkëshorti i saj kosovar, me datën e cekur e ka sulmuar fizikisht. Njësitet policore kanë shkuar në vend ngjarjes, mirëpo viktima nuk e ka hapur derën e banesës dhe nuk është lajmëruar në telefon.

Më datë 09.09.2024 viktima është paraqitur në stacion policor dhe është intervistuar në lidhje me rastin, po ashtu është intervistuar edhe i dyshuari dhe me vendim te prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Lajme
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Lajme
Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Lajme
Kalo në kategori