LAJMI I FUNDIT:

Një grua raportohet e zhdukur në Prizren

Një grua raportohet e zhdukur në Prizren
Foto: Ilustrim

Një femër ka raportuar se një grua është larguar nga shtëpia në Prizren.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ankuesja femër ka thënë se e larguara nuk është kthyer më në shtëpi.


“Ankuesja femër kosovare ka informuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, njofton policia.

“Rasti është duke u hetuar”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/