LAJMI I FUNDIT:

Një grua goditet në fytyrë me një shishe metalike – policia amerikane publikon pamjet e sulmit në Portland

Një grua goditet në fytyrë me një shishe metalike – policia amerikane publikon pamjet e sulmit në Portland

Një mjeke e Oregonit mbeti e gjakosur dhe pa ndjenja kur u sulmua rastësisht dhe u detyrua të priste mbi 20 minuta për policinë në një rrugë të Portlandit.

Mary Costantino, radiologe intervenuese, kishte dalë nga një lokal rreth orës 22:50 me një shoqe kur sulmuesi i paidentifikuar iu afrua çiftit dhe e goditi me një shishe alumini në anën e majtë të fytyrës.


“Ndodhi shumë shpejt, pothuajse pa paralajmërim”, Costantino tha për Fox News. “Ai thjesht hodhi një shishe uji alumini dhe më preku fytyrën time. Ishte një gjuajtje e fortë dhe më goditi drejt në kokë”.

Costantino nuk mund të mbante mend se çfarë ndodhi, por e dinte se ishte në tokë dhe e thirri policinë gjersa ishte frikësuar se do të vdiste.

Ajo i tha mediumit se u detyrua të priste mbi 20 minuta që policia të arrinte në zonën pranë Southwest 17th Avenue dhe Southwest Yamhill Street, lagje në pjesën qendrore të qytetit, disa blloqe larg lumit Willamette.

Constantino, e cila tha se nuk ishte lënduar seriozisht, njërin sy e kishte të nxirë, hundën e dëmtuar dhe buzën e qarë.

Portland ka parë ulje të personelit të policisë gjatë viteve të fundit, megjithëse ka pasur rritje të numrit të krimeve pas vdekjes së George Floyd në vitin 2020. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Kalo në kategori