LAJMI I FUNDIT:

Nuk u mbijetoi plagëve, vdes gruaja që u hodh nga ndërtesa e Spitalit të Gjakovës (Foto)

Nuk u mbijetoi plagëve, vdes gruaja që u hodh nga ndërtesa e Spitalit të Gjakovës (Foto)

(E plotësuar) Rreth orës 8:15, një grua e moshuar rreth të 80-ve ka kërcyer nga kati i tretë i spitalit rajonal të Gjakovës.

Drejtori i këtij spitali Ahmet Asllani, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se gruaja e moshuar ka qenë në terapi të mjekëve me sëmundje kronike.

Sipas tij, ajo ka qenë e shtruar në repartin e Pulmologjisë, 24 orë nën përkujdesje.

“Rregullisht ka qenë e kontrolluar nga dy psikiatër. Nga depresioni dy herë më parë ka pasur tendencë të hidhet. Dhe sot në mëngjes është hedhur për shkak të depresionit, pa kurrfarë presioni”, tha ai.

Ahmeti tregoi se gruaja e moshuar ka pësuar lëndime shumë të rënda, ku si pasojë e tyre ajo ka ndërruar jetë.

“Gruaja ka ndërruar jetë duke dashur ta dërgojnë në QKUK”, tha drejtori i spitalit të Gjakovës Ahmet Asllani. /Telegrafi/

————————————————————————-

Një grua bie nga ndërtesa e Spitalit të Gjakovës (Foto)

Një grua e moshuar është hedhur sot në mëngjes nga kati i tretë i spitalit të Gjakovës, duke marrë lëndime serioze.

Drejtori i spitalit të Gjakovës, Ahmet Asllani, konfirmoi se gruaja, rreth 70 vjeçe, që është hedhur nga ndërtesa e spitalit është një e hospitalizuar, e cila ka gati një vit që është e shtrirë në këtë spital.

Asllani tha e moshuara aktualisht ndodhet në repartin e emergjencës në Gjakovë, ndërsa gjendja shëndetësore e saj është e rëndë.

Ekipet policore kanë dalë në vend të ngjarjes dhe po bëjnë hetimet.

Për momentin nuk dihen rrethanat e këtij incidenti.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes janë dërguar në KALLXO.com nga një qytetar.

w111

w222

w333