LAJMI I FUNDIT:

Një grabitje dhe një tentim-grabitje në Gjakovë

Një grabitje dhe një tentim-grabitje në Gjakovë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve në Gjakovë kanë ndodhur një grabitje dhe një tentim grabitje

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se ankuesi mashkull kosovar, punëtor i një pompe të derivateve ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të panjohur të cilët i kanë grabitur 800 euro.


Rasti ka ndodhur të dielën, në 05:49.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Rasti vazhdon nën hetime nga njësitet policore”.

Ndërkaq, tentim grabitja ka ndodhur po të dielën, në ora 18:30.

“Dy viktima meshkuj kosovarë kanë njoftuar se në lokalin e këmbimores së tyre, katër të dyshuar meshkuj me maska dhe nën kërcënimin e armës kanë tentuar të kryejnë grabitje, por kanë hasur në rezistencë. Pasi viktimat janë përleshur me ta të dyshuarit janë larguar nga lokali në drejtim të panjohur”

Në raportin e Policisë thuhet se njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Rasti vazhdon nën hetime nga njësitet policore. /Telegrafi/