LAJMI I FUNDIT:

Një goditje për egon e burrave: Ja pse gratë rënkojnë gjatë seksit

Një goditje për egon e burrave: Ja pse gratë rënkojnë gjatë seksit

Ekspertët kanë botuar kërkime mbi këtë temë, të njohur teknikisht si “vokalizim i kopuluar”

Një ekip ekspertësh nga Universiteti i Lancashire ka përfshirë 71 gra të moshës 18 deri në 48 vjeç me detaje të lëshimit të zërave gjatë seksit.


Studimi zbuloi se shumica e tyre prodhojnë tinguj në shtrat, por jo patjetër gjatë përjetimit të një orgazme.

Në vend të kësaj, 66 prej tyre pranuan se rënkonin për të përshpejtuar orgazmën e partnerit të tyre, ndërsa 87 për qind e grave e bëjnë atë të ndihet më seksi dhe më me vetëbesim, transmeton Telegrafi.

– Ndërsa orgazmat femërore më së shpeshti arrihen gjatë paralojës, vokalizimi kopulator është në nivelin e tij më të lartë para dhe njëkohësisht me orgazmën mashkullore – përfunduan studiuesit.

Përveç kësaj, ata shtojnë se gratë lëshojnë zëra për të zvogëluar “monotoninë” në shtrat.

– Nëse rënkon, i bëni të ditur partnerit tuaj se ai po bën gjithçka mirë, dhe kjo pa dyshim që nuk është kështu – thotë edukatorja e seksit Patty Brisben, e cila i këshillon gratë të përdorin rënkime dhe zëra vetëm kur diçka është e mirë, jo kur duan të mbulojnë atë që nuk do të përfundojë sa më shpejt.

“Gratë mësohen të marrin përgjegjësinë për kënaqësinë vetjake, dhe ato mund të shkojnë një hap më tej dhe të bëhen mësuese për burrat e tyre”, thotë Brisbane, e cila vë në dukje se është vërtetuar se rënkimi stimulon edhe orgazmën e gruas, pra zgjimin.

Gjithashtu ka dhe një shpjegim shkencor lidhur me ndërtimin e gjinisë femërore.

Fakti që mbaresat nervore përreth klitorit janë më të theksuara se ato në zonën përreth penisit të mashkullit, i bën femrat të përjetojnë orgazma të shumëfishta e të fuqishme.

/Telegrafi/