LAJMI I FUNDIT:

Një gabim në Facebook po bën që shumë aplikacione të mos punojnë për miliona njerëz

Një gabim në Facebook po bën që shumë aplikacione të mos punojnë për miliona njerëz

Spotify, Pinterest, Tinder dhe një numër i madh i aplikacioneve të tjera të njohura aktualisht, po kanë probleme te një numër i madh i përdoruesve të iOS dhe kjo ka shumë të ngjarë të jetë për shkak të një problemi në Facebook.

Business Insider vuri re se aplikacioni Spotify në iPhone u bllokua menjëherë dhe i kthente ata përsëri në fillim, transmeton Telegrafi.

Përdoruesit e mediave sociale vërejtën probleme të ngjashme me Pinterest, Tinder, PUBG Mobile, Mario Kart dhe shumë aplikacione të tjera.

Problemet nuk duket se prekin përdoruesit e Android.

Një zhvillues i aplikacioneve tha që Facebook ishte ndoshta shkaku i problemeve.

Fikja e internetit dhe WiFi-së mund t’i lejojë ata të punojnë përsëri.

Spotify pranoi problemet me aplikacionin e saj.

PUBG Mobile pranoi gjithashtu probleme, duke vërejtur se një numër i madh lojërash po kanë probleme. /Telegrafi/