LAJMI I FUNDIT:

Një Ferrari i vitit 1972 është në shitje, por ka një problem – është i vendosur në dhjetëra kuti, andaj duhet ta montoni vetë (Foto)

Një Ferrari i vitit 1972 është në shitje, por ka një problem – është i vendosur në dhjetëra kuti, andaj duhet ta montoni vetë (Foto)

Një makinë klasike Ferrari do të shitet për 165 mijë funte, pavarësisht faktit se shumica e saj është e mbushur ende në 60 kuti kartoni.


Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ferrari Dino 246GT i vitit 1972 u çmontua në fund të viteve 1970 nga pronari i tij në Australi, përpara një projekti restaurimi që kurrë nuk ka ndodhur.

Siç bëhet e ditur, pjesët janë vendosur në mënyrë të përpiktë në dhjetëra kuti ku kanë mbetur deri në ditën e sotme, në rafte, duke u shitur në vitin 2015.

Projekti ka qenë paraparë të përfundojë nga pronari aktual, që nga viti 2018, por ai tani pranoi se nuk ka gjasa të kryejë punën e nevojshme.

Dhe kështu, ai do të vendosët në një ankand të shtunën në Buckinghamshire, Angli.

Ekspertët vlerësojnë se vetura përfaqëson një ‘projekt ideal’ dhe i kanë dhënë një vlerësim paraprak prej 165,000 funtesh.

Por nëse kompletohet, vlera e atij pritet të arrijë në 300 mijë funte. /Telegrafi/