LAJMI I FUNDIT:

Një e treta e kompanive me llogari të bllokuara

Një e treta e kompanive me llogari të bllokuara

Pesë për qind e qytetarëve dhe një e treta e kompanive kanë llogari të bllokuara. Të dhënat nga Banka Popullore tregojnë se 82.263 qytetarë janë evidentuar me llogari të bllokuara, kurse në gjendje të tillë ndodhen 35.339 subjekte, shkruan gazeta KOHA.

Statistika përfshinë dhjetorin e vitit të kaluar, prej kur edhe janë të dhënat e fundit në dispozicion, tregojnë se në vend praktikisht llogaritë nuk u funksionojnë 117.602 qytetarëve dhe kompanive.

Në këtë kohë si depozitues udhëhiqen mbi 1,6 milionë qytetarë dhe mbi 118 mijë kompani, që do të thotë se 5 për qind e qytetarëve dhe 29,7 për qind nga kompanitë kanë pasur ndonjë bllokim. Ndryshe, duke marr parasysh atë se disa qytetarë dhe kompani kanë më shumë llogari, në fund të dhjetorit praktikisht kanë qenë të bllokuara 190.393 llogari të personave juridik dhe 53.656 llogari të kompanive. Qytetarët dhe kompanitë i bllokojnë përmbaruesit, bankat, institucionet shtetërore, për fatura dhe borxhe të papaguara.

Të dhënat janë tregues i gjendjes ekonomike të vendit. Gjatë vitit të kaluar numri i qytetarëve me fatura të bllokuara është rritur në 3.725, gjegjësisht në fund të muajit të parë të bllokuar kanë qenë 78.538 qytetarë, ndërsa në fund të vitit numri i tyre ka qenë 82.263.

Megjithatë, njëkohësisht është ulur numri i përgjithshëm i qytetarëve të cilët kanë llogari, gjegjësisht të cilët janë depozitues, dhe kështu, përqindja e qytetarëve të bllokuar është pothuajse e njëjtë. Nëse analizohen kompanitë, gjatë vitit të kaluar numri i kompanive të bllokuara është ulur. Sipas të dhënave, në janar ka pasur 44.598 kompani të bllokuara, ndërsa në fund të dhjetorit 35.339 kompani.

Ndryshe, Banka Popullore ka statistikë për qytetarë dhe persona juridik të bllokuar që nga viti 2005 e më tej. Në vitin 2005 kanë qenë të bllokuara 6.680 depozitues, nga të cilët të gjithë kanë qenë kompani. Vitin e ardhshëm ka pasur 8.783 të bllokuar, nga të cilët vetëm një ka qenë person fizik.

Në vitet në vazhdim numri i qytetarëve të bllokuar ka shënuar rënie dhe atë: në vitin 2007 janë shtatë qytetarë, në vitin 2008, 1.620. Por, në ato vite ka dhe rritje të dukshme të numrit të personave juridik të bllokuar apo në vitin 2007 me bllokadë vitin e kanë përmbyllur 11.168 firma, ndërsa në vitin 2008 14.213. Në vitin 2015, të bllokuar kanë qenë 121.547 depozitues, nga të cilët 77.005 janë persona fizik, ndërsa 44.542 janë persona juridik.