LAJMI I FUNDIT:

Një djalë 10-vjeçar u burgos pasi urinoi në ambient publik në Misisipi

Një djalë 10-vjeçar u burgos pasi urinoi në ambient publik në Misisipi

Latonya Eason ishte në zyrën e një avokati në Senatobia, në jug të Memphis, për këshilla ligjore kur një polic i tha asaj se e arrestoi djalin e saj, Quantavious pasi ai e kishte kapur duke urinuar pas veturës së saj.

“Unë thashë, ‘Bir, pse e bëre këtë?’ Ai tha, ‘Mami, motra ime tha se nuk kanë banjë atje’”, tha Eason.


“Oficeri më tha se Quantavious mund të kthehej brenda veturës dhe se thjesht do t’i jepte një paralajmërim”, tha ajo, por më pas u shfaqën disa policë të tjerë, duke përfshirë një toger që tha se djali duhej të dërgohejj në burg.

Quantavious tha se ishte frikësuar kur polici e mori në pyetje, raporton nypost.

“Fillova të qaj pak. Më zbritën nga kamioni. Nuk e dija se çfarë po ndodhte”, tha ai për gazetën. “Kisha frikë. Fillova të dridhem dhe të mendoj se do të shkoj në burg”, tha ai.

Djali, i cili nuk u prangos, tha se ai u mbajt në një qeli dhe më vonë iu dorëzua nënës së tij.

Eason ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi të djalit të saj në ulësen e pasme të një veture patrullimi. Kryepolici vuri në dukje se oficeri nuk e kishte parë prindin e tij në vendngjarje. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Fun
Rekord i ri botëror: Amerikani gjuan dhe kap shpatën me zjarr 73 herë në 30 sekonda

Rekord i ri botëror: Amerikani gjuan dhe kap shpatën me zjarr 73 herë në 30 sekonda

Interesante
Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Fun
Kalo në kategori