LAJMI I FUNDIT:

Një dhuratë që kreu i policisë polake mori në Ukrainë shpërtheu në Varshavë

Një dhuratë që kreu i policisë polake mori në Ukrainë shpërtheu në Varshavë

Një dhuratë që i është dhënë shefit të policisë polake gjatë vizitës së fundit në Ukrainë, ka shpërthyer në selinë e policisë në Varshavë.

Komandanti dhe një punonjës civil pësuan lëndime të lehta, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Poloni, transmeton Telegrafi.


Shpërthimi ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 7:50, njoftoi ministria, e cila nuk specifikoi se çfarë mjeti ka marrë si dhuratë komandanti i policisë polake gjatë një vizite pune në Ukrainë, raporton AP.

Komandanti u takua me drejtuesit e policisë së Ukrainës dhe shërbimeve të urgjencës të dielën dhe të hënën, njoftoi ministria polake.

“Polonia ka kërkuar shpjegim nga pala ukrainase”, thuhet ndër tjera në kumtesën e ministrisë së Brendshme polake.

Gjithashtu është bërë e ditur se komandanti i policisë ndodhet prej ditës së djeshme në spital, ndërsa punonjësi civili i lënduar  nuk është shtruar në spital pasi nuk ka qenë e nevojshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori