LAJMI I FUNDIT:

Një dekadë premtime për viza – qytetarët e Kosovës po mbahen padrejtësisht të izoluar

Një dekadë premtime për viza – qytetarët e Kosovës po mbahen padrejtësisht të izoluar

Tash e një dekadë qytetarëve të Kosovës u premtohet liberalizimi i vizave. Premtimet vazhdonin nga viti në vit, nga politikanët kosovarë e nga ndërkombëtarët. Të gjitha deklaratat mbetën thjesht vetëm premtime, e qytetarët vazhdojnë të shpresojnë se një ditë do ta gëzojnë të drejtën për lëvizje të lirë.

Për 10 vjet me radhë qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të maltretohen para ambasadave të huaja për t’u pajisur me një vizë, e cila do t’ua mundësojë lëvizjen drejt ndonjë shteti të Evropës, por edhe në vendet e më largëta.

Institucionet në Kosovë tash e sa kohë kanë deklaruar se kanë përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara nga Komisioni Evropian dhe se janë në pritje të heqjes së vizave.

Rrezarta Krasniqi, kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane, ka thënë për Telegrafin se qytetarët e Kosovës po mbahen padrejtësisht të izoluar.

Krasniqi ka thënë se Kosova tashmë ka plotësuar të gjitha kushtet e parapara për heqjen e vizave.

“Po bëhen 10 vite prej kur kanë nisur negociatat me BE-në për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e vendit të cilët padrejtësisht po mbahen të izoluar në mungesë të liberalizimit të vizave. Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe kriteret e parapara për liberalizimin e vizave, megjithatë kjo nuk do të thotë se institucionet e vendit duhet të qëndrojnë duar kryq, por duhet të angazhohen me përgjegjësinë me të lartë në këtë drejtim”, është shprehur ajo.

Rrezarta Krasniqi

Krasniqi ka potencuar se BE duhet t’i jap fund izolimit të qytetarëve.

“BE sa ma herët që të vendos për liberalizmin e vizave për Kosovën, është më mirë për qytetarët e vendit më pro-evropian dhe më liberal. BE duhet t’i jap fund padrejtësisë së izolimit të qytetarëve tanë”, ka potencuar ajo.

Në anën tjetër, anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Time Kadrijaj, deklaroi për Telegrafin se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë tashmë është përçarë.

“Ne kemi thënë në vazhdimësi se dialogu është përçarë, ka filluar si dialog teknik e po del si dialog politik dhe po shihet që më obstruksionet që po i bënë Serbia po mundohet që të stopojë që të arrihet një marrëveshje, e cila njeh edhe pavarësinë e Kosovës. Qëllimi i dialogut ka qenë normalizimi i raporteve mes dy vendeve Kosovës dhe Serbisë, një gjë e tillë ka ndodhur e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, mirëpo po shohim se nuk po ka progres në procesin e dialogut, kjo po i kushton Kosovës, gjithmonë Serbia po prodhon incidente në vazhdimësi, ndonëse faktori ndërkombëtar nuk po e shoh si vend të sigurt”, ka pohuar ajo.

Siç tha Kadrijaj, për palën kosovare duhet të jenë të qarta vijat e kuqe gjatë procesit të dialogut.

“Me rëndësi ne me pas të qartë vijat e kuqe në dialog, dialogu duhet të përfundojë, organizimi i brendshëm nuk duhet të cenohet, kufijtë nuk duhet të ndryshohen, sepse me këta kufi 120 shtete e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e cila ka thënë se pavarësia e Kosovës është legjitime”.

Time Kadrijaj

Kadrijaj tha se Kosova është i vetmi vend që nuk ka liberalizim të vizave, dhe se kjo çështje nuk është më në dorën e institucioneve kosovare.

“Kemi ngel i vetmi vend që nuk ka liberalizim të vizave, edhe pse i ka përmbush të gjitha kushtet dhe kriteret, dhe tash nuk është në dorën e Kosovës se sa do të zgjasë ky proces. Normal që ne duhet të insistojmë në të gjitha instancat, qoftë si deputet, qoftë përmes komisioneve parlamentare por edhe Qeveria edhe Kuvendi në takimet që kemi me çdo zyrtar të BE-së, duhet me kërku që këto padrejtësie që i janë bërë Kosovës për liberalizimin e vizave duhet të eliminohen dhe të ketë liberalizim të vizave në mënyrë që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm sikurse edhe vendet tjera të rajonit”, theksoi ajo.

Mes tjerash, Kadrijaj tha se shpreson që BE-ja të reflektojë sa i përket çështjes së vizave.

“Shpresojmë që do të reflektojnë, edhe Parlamenti Evropian ka votuar për këtë çështje se është një e drejtë legjitime, dhe që tashmë vendet të cilat po hezitojnë për liberalizim të vizave duhet të binden se asgjë nuk e prish demografinë e Evropës nëse edhe Kosovës i jepet mundësia për lëvizje të lirshme”, shtoi ndër të tjera ajo.

Ndryshe, liberalizimi i vizave mundëson udhëtim pa vizë vetëm deri në 90 ditë çdo gjashtë muaj dhe jo leje pune apo të drejtën për të jetuar në ndonjërin nga shtetet, pjesë të zonës Schengen. Nga momenti që do të hiqet regjimi i vizave për Kosovën, të drejtën për të udhëtuar pa viza do ta kenë të gjithë qytetarët e vendit që posedojnë pasaporta biometrike.

Liberalizimi i vizave në asnjë rast nuk nënkupton mundësi punësimi apo ndonjë veprimtari ekonomike në shtetet e zonës Schengen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori