Këngëtari Young Zerka së shpejti do të publikojë projektin e tij më të ri muzikor në bashkëpunim me artistin Alban Skënderaj.

“Deja vu” titullohet kënga e tyre e re, e cila në të vërtetë është një “Deja vu” që i sjell dyshen bashkë pas një bashkëpunimi të suksesshëm të sjellë para katër viteve, këngën e quajtur “24 orë”.


Në një prononcim për Telegrafin, Young Zerka ka shpalosur detajet ekskluzive të këtij bashkëpunimi, i cili do të vijë për publikun shumë shpejt.

“Projektin e kishte gati Albani fillimisht në versionin e vet, dhe iu duk që unë mund të rrija shumë mirë te ky projekt, më shumë teksti ka lidhje me fabulën e këngës, dhe meqë ishte një lloj ribashkimi, erdhi dhe ideja që ta titullojmë këngën “Deja vu””, tha Young Zerka për Telegrafin.

32759333 377179016106446 4061951666490966016 n

Tutje, artisti tregoi edhe se si kanë shkuar xhirimet e klipit, i cili do të jetë mjaft i veçantë, dhe që për koiçidencë është xhiruar në të njëjtin lokacion, ashtu sikurse në klipin e kaluar.

“Për koiçidencë, klipi është xhiruar në të njëjtin lokacion ku është xhiruar edhe “24 orë”, te Gjiri i Lalëzit, por vendi dhe skenari janë pak më ndryshe këtë radhë. Kënga është me ritme vore, gjithmonë për t’iu përcjellë njerëzve pozitivitet”, tregoi tutje artisti Young Zerka.

pain Young Zerka në xhirimet e klipit të ri "Deja VU", bashkëpunim me Alban Skënderajn

Muajin e fundit, artisti korçar ka qenë shumë aktiv me projekte të reja. Muajin e kalua rai solli për publikun këngën “Anna”, e cila u pritë shumë mire nga publiku, teksa pak javë më pare, solli edhe një bashkëpunim tjetër me DJ Moh Green dhe Faydee.

Në vazhdimin e bisedës për Telegrafin, Zerka thotë se është i kënaqur me suksesin e këtyre dy projekteve, gjersa premton se pas këngës me Albanin, do të vijë sërish solo.

“Unë jam tepër i kënaqur me projektet si “Anna” dhe “Belly dancer”, të dyja kanë pasur stile të ndryshme por më e mira është që kam pasur shumë komente pozitive nga audienca e huaj dhe vendase. “Deja vu” nuk do jetë projekti i vetëm për këtë verë sepse une kam dhe disa projekte të tjera. Projekt i radhës pas bashkëpunimit me Albanin do të jetë solo”, thotë Zerka.

32247497 176917949810325 8535966468204920832 n

Në përfundimin e bisedës, këngëtari tregoi se do të jetë shumë i angazhuar me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore, si Brenda ashtu edhe jashtë trojeve shqipfolëse.

“Sa i përket verës, kjo verë do të jetë e nxehtë edhe pse ka pak shi (qesh). Do të jem shumë i angazhuar si në Shqipëri e Kosovë, por dhe për më tej trevave shqiptare, për shkak se këngët e mia dëgjohen pa fund edhe jashtë”, përfundoi Young Zerka për Telegrafin.

Ditë më parë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit “Deja vu”, në të cilin Alban Skënderaj dhe Young Zerka do të vijnë mjaft veror dhe me ngjyra për sezonën e verës.

Telegrafi ka siguruar trailerin e klipit "Deja vu", i cili do të vijë për fansat brenda pak ditësh. /Telegrafi/

Më poshtë mund të ndiqni ekskluzivisht trailerin e klipit të ri "Deja vu" nga Young Zerka dhe Alban Skënderaj: