LAJMI I FUNDIT:

Një copë trotuar u bë shkaku kryesor për vrasjen në ‘Mati 1’

Një copë trotuar u bë shkaku kryesor për vrasjen në ‘Mati 1’

Për një pjesë betoni jo më të madhe se 1 metër katrorë, dyshohet se nisi i gjithë konflikti dje në Prishtinë në mes të familjes Mehmeti dhe Rafuna, ku mbetën të vdekur dy persona e u plagosën tre të tjerë, dy nga ta në gjendje të rëndë.

Këto dy familje për vite me radhë kishin qenë fqinj të mirë me njëra-tjetrën. Por, para disa muajve familjet ia dhanë pronën në këmbim të disa banesave e lokaleve një kompanie private. Mosmarrëveshjet nisën ditëve të fundit e përfunduan dje, me një ngjarje e cila ka tmerruar gjithë Kosovën.

Shenja gjaku ende vërehen në lagjen ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë. Aty dje ndodhi një ngjarje e cila i ngjasonte më shumë filmave aksion se sa një realiteti.

Me armë në duar përfshirë edhe një “Kallash” ose AK- 47 tre persona nisën përleshjen me njëri-tjetrin të Familjes Rafuna e Mehmeti, nga e cila dy persona mbetën të vrarë, Bashkim Mehmeti e Mefail Rafuna.

Familjarët e viktimave kanë rrëfyer për raportet fqinjësore që kanë pasur familja Rafuna e ajo Mehmeti.

Kushëriri i Mefail Rafunës, Nebihi tregon rreth incidentit që dyshohet se i mori jetën nipit të tij.

“Unë sa e di ata nuk kanë pasur kurrë probleme me njëri-tjetrin. Familjarët më thanë se për një trotuar janë rrokë. I ndjeri ka qenë shumë djalë i mirë. Kurrë probleme nuk na ka sjellë neve ai djalë. Askush nuk po e di se qysh ka ndodhë e gjithë ngjarja. Familjet sa e di unë asnjëherë nuk kanë pas probleme me njëra-tjetrën. Më ka ardhur shumë rëndë kjo bela që është ba”, rrëfen për Gazetën Express, Nebihi, kushëri i së ndjerit Mefail Rafunës.

Të gjitha detajet e përleshjes me armë zjarri në Mati 1, në Prishtinë
Lexo po ashtu Të gjitha detajet e përleshjes me armë zjarri në Mati 1, në Prishtinë

Edhe tek familja Mehmeti thonë se e gjithë belaja nisi dje në mëngjes për një guri të vendosur në trotuar.

“Veç një guri ka qenë problemi. Asnjëherë nuk kanë pasur probleme në mes vete. Problemi ka qenë momental. Aty për aty ka ndodhë problemi. Këta janë që 50 vite fqinj. Ajo ka qenë e momentit. Familja të gjithë janë të shokuar”, ka deklaruar  njëri nga familjarët e Bashkim Mehmetit i cili vdiq dje pas një përleshjeje me armë zjarri, në rrugën “Muharrem Fejza”, në Lagjen Mati 1.

Familjet hapin të pamën

Gjak, letra higjienike e një karrige me një njoftim që tregon se aty ka të pame, është gjithçka që ka mbetur në vendin ku dje u përleshën me armë zjarri familjet Mehmeti e Rafuna. Aty u hap e pamja për Bashkim Mehmetin 41-vjeçar.

Për t’i qetësuar gjakrat, tek dy familjet kishte shkuar edhe një pleqnar. Ai tregoi se gjatë bisedave me familjet mori premtime se nuk do të ketë hasmëri.

“Nuk ka telashe kurgja. Kem biseduam. Unë isha vet i dyti. Nuk do të ketë telashe deri të kryhet varrimi dhe e pamja dhe pastaj do të flasim”, tha personi i cili u angazhua nga familjet për t’i qetësuar gjakrat.

Ndërkohë avokati i të arrestuarit Naim Mehmeti si i përfshirë në këtë ngjarje, Skender Musa ka deklaruar  se pala e tij është e dëmtuar në këtë rast.

“Në bazë të provave mund të them është e vërtetë se palët që ne i përfaqësojmë mund të konsiderohen si të dëmtuara. Besojë që gjykata do ta këta parasysh që klientin tim ta lirojë për ceremoninë e varrimit. Klienti im ka poseduar armën AK – 47 dhe nuk është shkrep asnjë plumb nga ajo. E njëjta pas urdhrit të policisë i ashtë dorëzuar policit”, ka thënë avokati i njëri prej të lënduarve.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori