LAJMI I FUNDIT:

Një burri me Parkinson i është vendosur një implant, tani ai mund të ecë deri 6 km pa asnjë problem

Një burri me Parkinson i është vendosur një implant, tani ai mund të ecë deri 6 km pa asnjë problem

Pacienti i parë, i cili mori një implant kurrizor për të trajtuar sëmundjen e avancuar të Parkinsonit, ka filluar sërish të ecë pas trajtimit. Marc Gauthier (63) nga Bordeaux, Francë u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit më shumë se 20 vjet më parë dhe pas disa kohësh pati probleme serioze me lëvizjen.

Pas marrjes së një implanti që rikthen sinjalizimin normal në shtyllën kurrizore në muskujt e këmbës, ai ishte në gjendje të ecte normalisht dhe nuk varet më aq shumë nga ndihma e njerëzve të tjerë.


“Unë praktikisht nuk mund të ecja më pa u rrëzuar disa herë në ditë. Në disa situata, si për shembull kur hyja në ashensor, ngrija në vend, nuk kam mundur të lëvizë fare”, tha Gauthier, raporton theguardian.

“Tani nuk kam më frikë as nga shkallët. Çdo të diel shkoj në liqen dhe eci nga 5 deri në 6 kilometra. Kjo është e pabesueshme”, shtoi Gauthier.

Megjithëse ky është vetëm një studim fillestar dhe shkencëtarët duhet të kryejnë testime të gjera klinike të efektivitetit të implantit, ekipi nga Zvicra beson se teknologjia e tyre mund të ofrojë një qasje krejtësisht të re për trajtimin e problemeve të lëvizjes për ata që vuajnë nga sëmundja e Parkinsonit.

“Është mbresëlënëse të shohësh se si me stimulim elektrik të palcës kurrizore, në të njëjtën mënyrë siç kemi bërë me paraplegjikët, mund të korrigjojmë çrregullimet e ecjes që ndodhin gjatë sëmundjes së Parkinsonit”, tha neurokirurgu, Jocelyne Bloch nga Spitali Universitar i Lozanës.

Sëmundja e Parkinsonit shkakton një humbje progresive të neuroneve që prodhojnë dopaminë. Rreth 90 për qind e pacientëve me Parkinson të avancuar kanë vështirësi në ecje. Trajtimet konvencionale, si ilaçi Levodopa, mund të përmirësojnë simptomat, por nuk mund t’iu rikthej plotësisht lëvizshmërinë.

Nga ana tjetër, implanti synon drejtpërdrejt zonën e shtyllës kurrizore përgjegjëse për aktivizimin e muskujve të këmbës gjatë ecjes. Shkencëtarët fillimisht zhvilluan një hartë anatomike të personalizuar të palcës kurrizore të Marc që tregonte vendndodhjet e sakta ku bëhet sinjalizimi. Pastaj vendosën elektroda në ato vende.

Pacienti mban një sensor lëvizjeje në secilën këmbë dhe kur fillon të ecë, implanti ndizet automatikisht dhe dërgon impulse në neuronet kurrizore. Implanti ndihmoi gjithashtu në problemet e ekuilibrit dhe përfundimisht ecja e Marc i ngjante lëvizjes së njerëzve të shëndetshëm dhe jo atyre që vuanin nga sëmundja e Parkinsonit. Marc gjithashtu raportoi një përmirësim të ndjeshëm në cilësinë e jetës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori