LAJMI I FUNDIT:

Një burrë në një dyqan në Kaliforni kapi megafonin dhe filloi të bërtiste: “Maskat nuk funksionojnë”

Një burrë në një dyqan në Kaliforni kapi megafonin dhe filloi të bërtiste: “Maskat nuk funksionojnë”

Disa pamje të publikuara të hënën thuhet se tregojnë një mohues të COVID-19, duke bërtitur “maskat nuk funksionojnë” në një megafon ndërsa protestonte në një dyqan në Kaliforni.

Burri kishte një maskë fytyre të tërhequr nën mjekër ndërsa fliste.


“E dini çfarë? Ata na thanë 15 ditë … pastaj ata na thanë 30 ditë. A funksionojnë maskat me të vërtetë? Nëse maskat me të vërtetë funksionojnë, pse është ky problem ende? Për shkak se maskat nuk bëjnë asgjë”, pretendon burri, përcjell Telegrafi.

Gjithsesi, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë thënë se maskat prej pëlhure me shumë shtresa mund të bllokojnë 50 deri në 70 për qind të pikave të aerosolit dhe grimcave që dalin nga goja e njerëzve, mënyra më e zakonshme për të përhapur COVID-19.

Sipas Newsweek, protestuesi më vonë pretendoi se COVID-19 nuk ndryshon nga gripi i zakonshëm dhe ai inkurajoi blerësit të ngriheshin kundër urdhrave të bllokimit dhe maskimit të paraqitura nga Guvernatori demokrat, Gavin Newsom.

“Është vetëm grip”, vazhdoi të thoshte burri. “Ne tashmë kemi qenë të ekspozuar ndaj tij, njerëz…”. /Telegrafi/