LAJMI I FUNDIT:

Një burrë i infektuar me coronavirus pështyu punonjësen e hekurudhave në Britani, qëllimisht iu kollit në fytyrë – 46-vjeçarja ndërroi jetë dy javë më vonë

Një burrë i infektuar me coronavirus pështyu punonjësen e hekurudhave në Britani, qëllimisht iu kollit në fytyrë – 46-vjeçarja ndërroi jetë dy javë më vonë

Punonjësja e hekurudhave në Britani të Madhe ka ndërruar jetë nga coronavirusi, pasi një person i panjohur e kishte pështyrë në fytyrë derisa ajo po punonte në stacionin Victoria në Londër, ka bërë të ditur sindikata e shoqatës së punëtorë të trafikut (TSSA).

Belly Mujinga, 47-vjeçe dhe një koleg i saj ishin në punë në ditën e 22 marsit kur mbi ta pështyu një person i panjohur, madje duke u kollitur me qëllim mbi ata. Ky person më pas u ka thënë se është i infektuar me coronavrus, kurse Mujinga ka ndërruar jetë dy javë më vonë, më saktësisht më 5 prill, transmeton Telegrafi.

Policia e trafikut në Britani të Madhe ka njoftuar se ka filluar hetimet lidhur me këtë incident, shkruan CNN.

“Belly dhe kolegu i saj kanë lutur menaxhmentin që ditët e ardhshme t’i kalojnë brenda objektit prapa rrethojave mbrojtëse. Menaxhmenti u është përgjigjur duke u thënë se kanë nevojë për staf që të punojnë jashtë, duke i rikthyer në punë deri në përfundim të ndërrimit”, thuhet në kumtesën e TSSA-s.

Shoqata e punëtorëve të trafikut ka njoftuar se Mujinga vuante nga sëmundje tjera kronike siç është sistemi respirator (i frymëmarrjes) gjë që edhe planifikonte më herët t’i nënshtrohej një intervenimi kirurgjik.

Mujinga dhe kolegu i saj ishin infektuar me COVID-19 disa ditë pas sulmit, më saktësisht 11 ditë pas incidentit. Ajo ishte dërguar me autoambulancë në spitalin Barnett ku është futur në respirator, por për fat të keq nuk i mbijetoi infeksionit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori