Një amerikan dhe 64 ukrainas shkëmbehen me të burgosurit rusë

Kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak, tha se Ukraina kishte siguruar lirimin e 64 anëtarëve ukrainas të ushtrisë.
Gjithashtu edhe një qytetar amerikan në shkëmbimin e fundit të të burgosurve me forcat ruse.
The Guardian raporton se bëhet fjalë amerikanin 35-vjeçar, Suedi Mureksezi.
“Gjashtëdhjetë e katër ushtarë të Forcave të Armatosura të Ukrainës që luftuan në Donetsk dhe Luhansk - veçanërisht morën pjesë në mbrojtjen e qytetit të Bakhmut - po shkojnë në shtëpi”, tha Yermak.
Murekezi kishte “ndihmuar njerëzit tanë” përpara se të përfundonte në paraburgimin rus, shtoi ai.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/12/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate








































