LAJMI I FUNDIT:

Një aeroplan luftarak rus rrëzohet afër kufirit me Ukrainën, vdes piloti

Një aeroplan luftarak rus rrëzohet afër kufirit me Ukrainën, vdes piloti

Një pilot është vrarë pasi një aeroplan ushtarak rus u rrëzua në rajonin Belgorod të vendit, sipas mediave shtetërore.

Guvernatori lokal Vyacheslav Gladkov tha se një aeroplan që i përkiste Ministrisë Ruse të Mbrojtjes u rrëzua në komunën Valuysky, jo shumë larg kufirit të vendit me Ukrainën, përcjell Telegrafi.


“Një ekip hetimor dhe punonjës të Ministrisë së Situatave Emergjente aktualisht janë duke punuar në terren”, tha Gladkov në një postim në Telegram. “Arsyeja e ngjarjes po hetohet. Situata është nën kontroll”.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS raportoi se aeroplani sulmues Su-25 u rrëzua ndërsa po kthehej në bazën e tij në rajonin e Belgorod pas një misioni luftarak, duke cituar Ministrinë Ruse të Mbrojtjes.

Piloti u vra, ka bërë të ditur TASS, duke cituar ministrinë.

Ndërsa agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA-Novosti tha se aeroplani u rrëzua në një zonë të papopulluar, “duke mos shkaktuar dëme në tokë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

Botë
Kalo në kategori