LAJMI I FUNDIT:

Një aeroplan që ia kujtonte akuzat për përdhunim Cristiano Ronaldos, fluturoi mbi “Old Trafford” në ndeshjen e tij debutuese

Një aeroplan që ia kujtonte akuzat për përdhunim Cristiano Ronaldos, fluturoi mbi “Old Trafford” në ndeshjen e tij debutuese

Një flamur që mbështet një grua që e akuzon Cristiano Ronaldon për një sulm seksual është valëvitur nga aeroplani mbi “Old Trafford” gjatë ndeshjes së tij debutuese për Manchester Unitedin.

Grupi feminist “Level Up”, kanë shkruar se donin tua “kujtonin turmave” akuzat për përdhunim kundër tij.


Kathryn Mayorga pretendon se ajo ishte sulmuar nga futbollisti në një hotel në Las Vegas në vitin 2009.

Në vitin 2019, prokurorët amerikanë thanë se Ronaldo, i cili mohoi pretendimet, nuk do të përballet me akuza.

Një aeroplan me flamurin “Beso Kathryn Mayorga” fluturoi pas fillimit të ndeshjes kundër Newcastle United.

Lojtari portugez shënoi dy herë në ndeshjen e tij të parë në Manchester United në rikthimin e tij pas 12 vitesh, me të kuqtë që fituan 4-1.

Thuhet se zonja Mayorga arriti një marrëveshje jashtëgjyqësore me Ronaldon në vitin 2010, ku përfshihet një pagesë prej 288,000 funte (375,000 dollarë) për të rënë dakord që të mos i bënte publike kurrë akuzat.

Avokatët e lojtarit kanë thënë më parë se marrëveshja e moszbulimit nuk kishte të bënte “në asnjë mënyrë pranim të faji”.

Ata thanë se lojtari po ndiqte këshillat “për t’i dhënë fund akuzave skandaloze të bëra kundër tij, në mënyrë që të shmangte përpjekjet […] për të shkatërruar një reputacion të krijuar falë punës së palodhur, aftësisë atletike dhe korrigjimit të sjelljes”.

Në vitin 2018, zonja Mayorga kërkoi të rihapte çështjen, me avokatin e saj duke thënë se ajo ishte frymëzuar nga lëvizja “#MeToo” kundër dhunës seksuale.

Policia e Las Vegasit, e cila më pas hetoi akuzat, tha se ato “nuk mund të provohen përtej një dyshimi të arsyeshëm” dhe për këtë arsye ata nuk do të ngrenë akuza kundër Ronaldos.

Një zyrë e prokurorit të qarkut lokal tha se zonja Mayorga raportoi një sulm në 2009, por refuzoi të deklarojë se ku kishte ndodhur ose të tregojë sulmuesin, kështu që policia nuk ishte në gjendje “të kryejë ndonjë hetim të plotë”.

Ronaldo nuk e ka mohuar që të dy janë takuar me parë.

Në vitin 2018, ai shkroi në Twitter : “Unë i mohoj me forcë akuzat që lëshohen kundër meje. Përdhunimi është një krim i neveritshëm që shkon kundër gjithçkaje që unë jam dhe besoj”.

Level Up kanë thënë se ata donin tua kujtonin tifozëve, në ditën kur lojtari u kthye në Manchester United.

Bashkëdrejtori i grupit, Janey Starling, ka thënë se ata donin të dërgonin “një mesazh në futboll se akuzat për përdhunim nuk mund të hidhen jashtë fushës”.

Shumë njerëz kanë shkruar për këtë gjë në rrjetet sociale, pasi aeroplani fluturoi mbi stadium. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori