Organi Shqyrtues i Prokurimit është duke u përballur me mungesë të stafit, kjo për shkak të dorëheqjeve të tyre si rrjedhojë e pagave të ulëta.
Si rrjedhojë e kësaj, kryetarja e Organit Shqyrtues të Prokurimit, Vjosa Gradinaj ka theksuar se ka vonesë në trajtimin e lëndëve.
Gradinaj gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, gjatë shqyrtimit të Raportit vjetor të punës së Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2023 ka thënë se punëtorët në këtë institucion po përballen me fluks të punës, derisa shtoi se ka edhe dorëheqje të tyre.
“Bordi aktual i njëjti ushtron mandatin e tij, dhe në këtë përbërje është përballur me fluks të lëndëve të reja. Jemi në fazën e rekrutimi edhe për stafin tjetër të mbetur. Kemi pranuar tri dorëheqje, po ndikon puna shtesë që po ndikohen punëtorët e OShP-së. Sa i përket vitit 2023, OShP ka pranuar gjithsej 1071 lëndë, 345 janë kthyer në rivlerësim, nga të cilat 85 lëndë janë anuluar. OShP ka nevojë për punëtorë të rinj, marrë parasysh edhe ftesat e vazhdueshme nga gjykata 300 ftesa i kemi pranuar, kemi nevojë edhe për zyrtar ligjor dhe të IT”, tha Gradinaj, raporton.
Ndërsa deputeti nga partia në pushtet, Eman Rrahmani ka thënë po ashtu se është e pamundur që me këtë numër të stafit të funksionojë ky institucion.
“Është mirë me pas krahasim edhe me vitet e kaluara, tek numri ankesave e aktivitetet tjera. Shqetësuese është numri i të punësuarve me aktivitetin që bëhet, si OShP kanë ardh me kërkesë për rritjen e tyre dhe nuk e keni pranuar me një arsyetim të ndryshimit të ligjit qysh para dy viteve.
Nuk ka mundësi teorike e praktike me funksionu OShP në detyrën e saj që është aty. Është e pamundur të analizohet secila lëndë në këtë drejtim, nuk ka kapacitet të kryej punën me këtë staf”, tha Rrahmani.
Zyrtari financiar në këtë institucion, Agim Shaqiri ka thënë se nuk kanë gjetur mirëkuptim për ngritje të koeficientit për zyrtarët, ani pse ka dorëheqje të profesionistëve për këtë shkak.
“OShP ka buxhet të vogël për dy kategori sidomos për paga dhe mëditje dhe për kategorinë mallra dhe shërbime. Nuk kemi gjet mirëkuptim për ngritje të koeficientit për zyrtarët. Muajin paraprak kanë dhënë dorëheqje dy, momentalisht jemi pa zyrtar të teknologjisë së informacionit.
Mora një njoftim që edhe sot ka dhënë një dorëheqje, por kanë paralajmëruar edhe dy të tjerë. Ky është shqetësim për nivelin e pagave. Vlera totale depozitave ka qenë mbi dy milion euro”, tha ai.
Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se pasojat e Ligjit të pagave janë të mëdha e shqetësuese.
Ai ka pyetur për arsyet e vonesës në shqyrtimin e lëndëve, gjersa ka thënë se gjysma e dorëheqjeve po ndodhin për shkak të pakënaqësisë me koeficientin e ri të pagave.
“Jemi duke parë pasojat e Ligjit të pagave… Pra, vonesat në shqyrtimin e lëndëve janë pasojë e largimit të stafit”, tha Hoti.
Këtë e ka pohuar Shaqiri, duke thënë se e gjithë kjo po ndodhë për shkak të mungesës së stafit, të cilët janë larguar për shkak të pagave të ulëta.
Ndërsa, në mungesë të auditores së përgjithshme, Vlora Spanca shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2022 dhe 2023 është shtyrë për një ditë tjetër. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe