LAJMI I FUNDIT:

Nitaj takon bordin dhe menaxhmentin e Trepçës, kërkohet riprogramimi i borxheve

Nitaj takon bordin dhe menaxhmentin e Trepçës, kërkohet riprogramimi i borxheve

Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj ka pritur sot në takim anëtarët e bordit dhe menaxhmentit të Trepçës.

Gjatë takimit është diskutuar për problemet me të cilat po përballet kombinati në shlyerjen e borxheve që ka ndaj operatorëve ekonomik dhe në veçanti borxhin që ka ndaj KEDS-it për energjinë e shpenzuar.


Nitaj ka kërkuar nga ata që të reduktohen sa më shumë që është e mundur shpenzimet, duke parë mundësinë e riprogramimit të borxheve.

Punëtorët e 'Trepçës' ende nuk e kanë marr pagën e muajit dhjetor
Lexo po ashtu Punëtorët e 'Trepçës' ende nuk e kanë marr pagën e muajit dhjetor

Ai u njoftua edhe me goditjen ekonomike që ka marrë Trepça nga kriza ekonomike e shkaktuar si pasojë e pandemisë COVID-19, pasi ka pasur ulje të madhe të çmimit në shitjes e koncentratit mineral.

Ministri Nitaj kërkoi që të shikohen të gjitha mundësitë që ndërmarrja Trepça të fillojë të operojë me fitime. /Telegrafi/