LAJMI I FUNDIT:

Nissan do të investojë deri në 600 milionë euro në njësinë Ampere të Renault

Nissan do të investojë deri në 600 milionë euro në njësinë Ampere të Renault

Nissan dhe Renault të mërkurën finalizuan kushtet e aleancës së tyre të rinovuar, ku prodhuesi japonez i automjeteve pritet të investojë deri në 600 milionë euro njësinë e automjeteve elektrike të partnerit të saj, Ampere.

Marrëveshja që do të përfundojë kushtet e partneritetit të tyre të rinovuar, do t’i vendosë dy prodhuesit e automjeteve në pozita më të barabarta dhe do të mbyllë muaj negociatash ndonjëherë të tensionuara mbi çështje të tilla si ndarja e pronës intelektuale në të ardhmen, transmeton Telegrafi.


Investimi në njësinë Ampere është në përputhje me Nissanin që është një investitor strategjik dhe siguron një vend në bord në kompaninë e re, tha Nissan.

Shefi ekzekutiv i Nissan, Makoto Uchida tha se investimi në njësinë Ampere “plotëson dhe forcon shtytjen e vazhdueshme në tregun e automjeteve elektrike të Nissan në Evropë”. /Telegrafi/