LAJMI I FUNDIT:

Nissan tani e tutje do të lansojë vetëm vetura elektrike në Evropë

Nissan tani e tutje do të lansojë vetëm vetura elektrike në Evropë

Nissan ka njoftuar se nga tani do të lansojë vetëm automjete plotësisht elektrike në Evropë si pjesë e planeve për të shitur vetëm automjete elektrike në rajon duke filluar nga viti 2030.

“Veturat elektrike janë zgjidhja përfundimtare e lëvizshmërisë. Më shumë se shumë një milion klientë tashmë i janë bashkuar rrugëtimit tonë dhe kanë përjetuar kënaqësinë e një automjeti elektrik Nissan dhe nuk ka kthim prapa tani”, tha presidenti dhe CEO i Nissan, Makoto Uchida, transmeton Telegrafi.


“Automjetet me energji nga burime të rinovueshme janë çelësi për ne që të arrijmë neutralitetin e karbonit, i cili është thelbësor për vizionin tonë Ambition 2030. Nissan do të kalojë në versione tërësisht elektrike deri në vitin 2030 në Evropë – ne besojmë se është gjëja e duhur për të bërë për biznesin tonë, klientët tanë dhe për planetin”.

Nissan ka konfirmuar tashmë dy automjete të reja me bateri elektrike për Evropën, njëra prej të cilave do të prodhohet në fabrikën e saj në Sunderland në Mbretërinë e Bashkuar, ku aktualisht prodhohet modeli elektrik Leaf. /Telegrafi/