Shitjet e veturës që ka fituar shumë çmime, veturës elektrike Nisasn LEAF, po rriten në formë të jashtëzakonshme në mbarë Evropën, teksa apetiti i konsumatorëve për veturat elektrike po shkon duke u rritur.
Norvegjia e njohur botërisht si një ndër shtetet me përqindjen më të madhe të veturave elektrike të shitura në botë falë vetdijes së lartë të popullsisë për mbrojtjen e ambientit, po del si tregu më i suksesshëm për LEAF-in, me më shumë blerës të veturave që po preferojnë veturën elektrike të Nissan se çdo lloj të veturës tjetër – duke përfshirë edhe veturat me djegie të brendshme.
Më shumë se 12 mijë vetuar Nissan LEAF gjetën shtëpinë e tyre në Norvegji gjatë vitit 2018, me fokusin e madh të shtetit norvegjez për qëndrueshmëri të veturave të përmendura si një prej arsyeve të suksesit.
Ky sukses po pasqyrohet në bazë lokale teksa Nissan LEAF vazhdon që të jetë vetura elektrike më e shitur në Britaninë e Madhe.
Duke mbetur gjithnjë me kërkesë të lartë, Nissan LEAF ka marrë kurorën si vetura më e shitur elektrike në gjithë Evropën për vitin 2018, me më shumë se 40 mijë njësi të shitura përreth kontinentit.
Për t’u siguruar se LEAF do të mbetet vetura më konkurruese në treg, Nissan së fundmi konfirmoi dy verzione të reja të LEAF-it në Evropë. Shtimi i NIssan LEAF i ri e+ 3.Zero Edicion i Limituar i cili përshtatet me baterin 62 kWh e cila sjell performancë deri në 239 milije me një mbushje të vetme.
“Konfirmimi i fundit është fillimi i një viti të ri optimist për për linjën elektrike të Nissan. Fakti se Nissan Leaf është ende zgjedhaj e parë e blerësve të veturave elektrike në Evropë është një testament i kapacitetit të përgjithshëm si ikonë e moblitetit inteligjent të Nissanit, sidomos duke parë linjat elektrike të konkurrentëve tjerë që po shkojnë përpara”.
“Ne mund të festojmë me shitjet e jashtëzakonshme si në Norvegji, gjë që reflekton se si sistemet elektrike kanë arritur të forcojnë prezencën e tyre dhe tash me linjën që është më e fortë se kurrë shkojmë përpara duke u zgjeruar”, u shpreh Ken Ramirez, zëvendëspresidenti i Nissan Europe.
Nissan LEAF mbetet vetura më e shitur elektrike me më shumë se 380 mijë vetura të shitura globalisht që prej lansimit në vitin 2010. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla
Volvo "përplas" veturën më të madhe të saj me atë më të voglën
Chevy Camaro merr pamje tjetër pas 20 vitesh e parkuar
Toyota bZ3C dhe bZ3X do t'i bashkohen tregut të mbushur me automjete elektrike të Kinës
Mercedes hoqi dorë nga ideja e një motori të vogël me dy cilindra në klasën S
Një garë tjetër e supermakinave: Lamborghini Revuelto, Ferrari SF90 apo Porsche 918?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre