LAJMI I FUNDIT:

Nissan Leaf, edhe një model kalon në segmentin SUV

Nissan Leaf, edhe një model kalon në segmentin SUV

Nissan Leaf është një prej pionierëve të tranzicionit drejt modeleve elektrike, për faktin se është duke punuar vazhdimisht në kalimin e modeleve me djegie të brendshme në ato elektrike.

Aktualisht është në shitje gjenerata e dytë e kësaj veture, kur jeta “e kësaj veture” është shumë afër fundit, transmeton Telegrafi.


Ndryshimi i tij është një SUV i madh, kurse Automotive News Europe raporton se koncepti Nissan Chill-Out nga viti 2021 do të shërbejë si bazë për ridizajnimin e Leaf.

“Koncepti Chill-Out përfaqëson një largim të madh nga stili aktual Leaf. Gjenerata e ardhshme EV SUV ka një dizajn elegant dhe modern, teknologji të avancuar të sigurisë, si dhe hapësirë të rehatshme dhe të gjerë të brendshme”, tha Nissan kur prezantoi këtë veturë në 2021.

Koncepti përdor platformën mekanike CMF-EV të dedikuar për veturat elektrike. Pasuesi i Leaf-it aktual do të duhej të prodhohej në Britani të Madhe.

Shitja vjetore e modelit Leaf lëvizte nga 10 mijë njësi në vitet e fundit, por kjo shifër ka rënë për 35 për qind në nëntë muajt e parë të këtij viti. /T