LAJMI I FUNDIT:

Nishani përcillet në banesën e fundit, Berisha nuk mban dot lotët

Nishani përcillet në banesën e fundit, Berisha nuk mban dot lotët

Sot iu dha lamtumira e fundit ish-presidenti të Shqipërisë, Bujar Nishani, i ndarë nga jeta pak ditë më parë. Në nderim të tij, qeveria shpalli këtë të enjte ditë zie kombëtare.

Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, u pa i prekur dhe me lot në sy gjatë ceremonisë mortore.

“Ti përsëri për sa kohë që ne do të jetojmë do të mbetesh i gjallë mes nesh. Bujar Nishani, njeri i ndershëm, qytetari i përgjegjshëm, dhe i përkushtuar, demokrati i flakë dhe guximtar do të jetojnë përgjithmonë me ne, drejtuesi i talentuar i PD-së, burrështetasi fisnik, presidenti i aftë dhe dinjitoz”, u shpreh Berisha.

Ditë zie kombëtare në Shqipëri, zhvillohet dita e dytë e homazheve në nderim të ish-presidentit Bujar Nishani
Lexo po ashtu Ditë zie kombëtare në Shqipëri, zhvillohet dita e dytë e homazheve në nderim të ish-presidentit Bujar Nishani

“Pas kësaj lamtumire, pas kësaj ndarje të dhimbshme dhe të papritur, në ndarjen me ty ne kemi humbur një pjesë të çmuar të shpirtit dhe zemrës tonë. Ne të gjithë sot jemi më të paktë në vete. Dua të shpreh mirënjohje të thellë për familjen tënde dhe për ata që bën gjithçka që ti të mos niseshe në këtë rrugë. U prehtë në paqe miku im i dashur, i lehtë qoftë dheu i tokës sonë, lamtumirë”, tha Berisha. /A2 CNN/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori