LAJMI I FUNDIT:

Nishani mbledh anëtarët e Kolegjit Zgjedhor

Nishani mbledh anëtarët e Kolegjit Zgjedhor

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, mbështetur në nenin 147 të Kodit Zgjedhor thërriti sot në detyrë anëtarët e Kolegjit Zgjedhor i cili do të ushtrojë funksionet gjatë procesit zgjedhor në vend.

Në këtë takim, Presidenti u ndal në rëndësinë që ka çdo proces zgjedhor. Ai vlerësoi, se sa e nevojshme dhe e domosdoshme, është ushtrimi i veprimtarisë së Kolegjit Zgjedhor për të trajtuar me korrektësi të gjitha konfliktet që do të paraqiten para tij nga subjektet e ndryshme, deri në përfundim të gjykimit të gjithë ankimeve lidhur me procesin zgjedhor.


“Trupa gjyqësore përbërëse e Kolegjit Zgjedhor me eksperiencën e saj të gjatë në ushtrimin e veprimtarisë gjyqësore, do të jetë në lartësinë e duhur për të garantuar përmbushjen me shumë sukses të detyrës dhe misionit për të cilin ky Kolegj do të funksionojë”, tha Nishani.

Presidenti njëherësh edhe kryetari i Këshillit te Lartë të Drejtësisë shprehu besimin dhe kërkoi nga Kolegji Zgjedhor, që të qëndrojë me bindje të plotë, vetëm Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës, në respekt të të drejtave dhe lirive të njeriut, çka do të sjellë drejtësi dhe paanësi në kryerjen e detyrës.

Deri më tani opozita ka deklaruar se do i bojkotojë zgjedhjet e 18 qershorit, ndërsa as dy takimet e zhvilluara në Presidencë mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, nuk e kanë zgjidhur ngërçin politik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët

Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së

Shëndetësi
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

Drejtësi
Kalo në kategori